Search your favorite song for free

1. Arben Frroku shpallet i pafajshëm - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 140
  • Channel: tv
Arben Frroku shpallet i pafajshëm - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas afro dy vitesh gjykim, togat e zeza te Krimeve te Renda, kane arritur ne konkluzionin se Arben Frroku, biznesmeni i akuzuar për ekzekutimin e ish-kryekomisar Dritan Lamajt, nuk është autori i vrasjes, duke hedhur poshtë te gjitha provat e prokurorisë qe pretendonin te kundërtën. Gjykata i ka cilësuar kontradiktore dhe te pabesueshme edhe deklarimet e dëshmitarit te mbrojtur me identitet te ndryshuar Arben Ndoka, i cili nga pamjet filmike te vendit te ngjarjes, rezulton te ketë kaluar 4 minuta pas vrasjes se kryekomisarit. Gjykata është ndalur edhe ne prova te tjera si eksperimentin e rrugës Tirane-Kakavije apo edhe përgjimet telefonike për te cilat tha se, nuk kane krijuar bindjen se ekzekutori i Lamajt është Arben Frroku. Menjëherë pas vendimit, ka reaguar edhe avokati mbrojtës i te pandehurit, i cili shpreh se Gjykata i ishte referuar edhe fakteve qe ishin paraqitur prej tyre, ndërsa organi ia kuzes nuk kishte hetuar pista te tjera. Ndërkohë burime nga Prokuroria, kane bere te ditur se do te apelojnë vendimin e shkalles se pare, e cila ka rrezuar kërkesën e tyre për ?burgim te përjetshëm?. Per organin e akuzës, Arben Frroku është autori i ekzekutimit me 24 shkurt te vitit 2013 te ish-shefit te komisariatit 6 Dritan Lamaj ndaj ne konkluzionet përfundimtare për te u kërkua dënimi me burgim te përjetshëm. Frroku ka lëne qelitë e paraburgimit 302 rreth orës 18:00, dhe nëse Apeli jep te njëjtin vendim si shkalla e pare, atëherë mesa duket Arben Frroku do te zëre vendin e vëllait ne parlament.


2. Akuza për vrasje, Mark Frroku shpallet i pafajshëm - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 89
  • Channel: tv
Akuza për vrasje, Mark Frroku shpallet i pafajshëm - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ish-deputeti kristiandemokrat Mark Frroku u dënua nga Gjykata e Tiranës me 7.6 vite burg për akuzën e pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe ndërtimit pa leje. Për sa i përket akuzës së vrasjes në Belgjikë në vitin 1999, Frroku u shpall i pafajshëm me arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshme. Gjatë seancës ku u dha vendimi, Mark Frroku nuk ishte i pranishëm në sallë. Ai përfaqësohej nga avokatët e tij të cilët thanë se akuzat e vrasjes ishin ndërtuar mbi thashetheme dhe jo baza ligjore. Për sa i përket akuzave të tjera, avokatët thanë se do apelojnë vendimin. Ish-deputeti i mazhorancës e ndodhet në paraburgim prej dy vitesh. Vendimi i pafajësisë për akuzën e vrasjes vjen fill pas të njëjtit vendim për Kristjan Marinaj i akuzuar si bashkëpunëtor i Frrokut.


3. Arben Frroku shpallet i pafajshëm - Top Channel Albania - News - Lajme

  • Duration: 210
  • Channel: tv
Arben Frroku shpallet i pafajshëm - Top Channel Albania - News - Lajme

Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Renda, për akuzën e vrasjes së Dritan Lamajt në 2013, në Tiranë.


4. Arben Frroku shpallet i pafajshëm - Top Channel Albania - News - Lajme

  • Duration: 209
  • Channel: tv
Arben Frroku shpallet i pafajshëm - Top Channel Albania - News - Lajme

Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli të pafajshëm Arben Frrokun, biznesmenin e akuzuar nga Prokuroria, si autor i vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, ngjarje e ndodhur më 24 Shkurt 2013.


5. Balaj shpallet lojtari i muajit - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 70
  • Channel: tv
Balaj shpallet lojtari i muajit - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Balaj shpallet lojtari i muajit Me 4 gola ne kampionat, nje ne kupe dhe nje asist Bekim Balaj është shpallur lojtari i muajit te ekipi i Terek Groznit. Shkodrani ka surprizuar ne kampionatin rus teksa po ben nje paraqitje mbresëlënëse qe ne sezonin e tij te pare te skuadra Cecene. Ne tre ndeshjet e fundit ne kampionat, sulmuesi i kombëtares është shpallur lojtari me i mire duke rrëmbyer nga tre pike ndërsa ne nje ndeshje u rëndit i treti me vetëm nje pike. Ne përfundim te anketës nga klubi dhe i publikuar ne faqen zyrtare, Bekim Balaj u shpall lojtari i muajit ne vend te pare me 10 pike duke lene me diference lojtaret e tjerë ne renditje. Vazhdon forma e mire e Llullakut Asdren Llullaku nuk ka arritur te thelloje distancën ne krye te listës se golashënuesve ne javën e 14 te kampionatit rumun te futbollit. Por ne fitoren e skuadrës se tij Gaz Metan 2-1 ndaj Csm Jashi futbollisti i kombëtares ishte protagonist qe nga minuta e pare e deri ne fund. 28-vjeçari nga Istogu pati nje rast te arte, por pa arritur te zhbllokonte shifrat. Edhe pse miqtë gjeten te paret rrjetën, Gaz Metan arriti jo vetem te barazonte por edhe te shënonte golin e fitores ne minutën e 90 nga Trtovac qe përfitoi nga nje pasim i Llullakut. Per golashënuesin shqiptar, i cili ka shpërthyer kete sezon jane vene ne levizje shume skuadra si Steaua, Dinamo apo deri ne Turqi, ndërsa mediat vendase janë te bindura se martesa e tij me Gaz Metan do te përfundoje ne merkaton e janarit.


6. Flet dëshmitari i mbrojtur në gjyqin “Frroku” - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 75
  • Channel: tv
Flet dëshmitari i mbrojtur në gjyqin “Frroku” - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Per here te pare ne procesin ndaj biznesmenit Arben Frroku, i akuzuar per vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, është paraqirtur per te dhene dëshminë e tij dëshmitari i mbrojtur Fatmir Vladi. Ai ka mbërritur qe ne orët e para te mëngjesit ne Gjykatën e Krimeve te Renda, i shoqëruar nga forcat speciale e nen masa te rrepta sigurie.Dëshmitari Vladi, emri i te cilit u be publik nga vete Frroku ne nje nga seancat e kaluara, nuk eshte futur ne te njëjtën salle gjyqi me te akuzuarin. Burime te Gjykatës thane se ai u vendos ne një nga ambientet e tjera, per ta dhëne dëshminë e tij përmes videokonferences. Por deshmia qe pritej tashme te ishte përfunduar, u pezullua per shkak te nje defekti teknik ne transmetim. Ndërkohë, procesi vijoi menjëherë pas rregullimit te problemit. Dëshmia e Fatmir Vladit, eshte vendimtare ne procesin ndaj Arben Frrokut. Ai pretendon se e ka pare biznesmenin duke qëlluar ndaj kryekomisar Dritan Lamaj. Më herët Arben Frroku, me anë të një letre drejtuar mediave deklaron se, arrestimi i tij është bërë pasi ai kishte nisur aktivitetin politik në veri të vendit, Pukë dhe Shkodër. ?Më arrestuan politikanët që kishin frikë nga lëvizja ime politike? nënvizon në letrën e tij Arben Frroku.


7. Shpallet fituesi i Rrugës së Kombit - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 84
  • Channel: tv
Shpallet fituesi i Rrugës së Kombit - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministria e Transporteve ka shpallur fituesin e koncesionit me te rendesishem ne infrastrukturën publike, atë te mirëmbajtjes se rrugës Milot-Morine. Komisioni i vlershmit te ofertave ka shpallur fitues konsorciumin turk ?Vendeka Bilgi Teknologji?, qe sipas Ministrisë eshte miratuar edhe nga konsulenti i ketij procesi IFC. Duke ju referuar te dhënave, kompania turke ka paraqitur një ofertë per te kryer nje investim prej 50 milion euro, ndersa vlera per subvencionim është 5.6 milion euro. Sipas Ministrisë komisioni i vlershmit te ofertave ka patur ne konsiderate objektivin qe ofertuesi te ketë kapacitetin e nevojshëm per te zbatuara kete projekt kompleks. Kjo eshte hera e 4 qe Ministria hapte gare per te dhene me koncesion kete vepër publike. Por tenderat kishin dështuar per arsye te ndryshme. Ne garën e fundit pjesëmarrës ishte edhe nje konsorcium shqiptar, por ai është skualifikuar per mungese kapacitetesh dhe eksperience ne ketë fushe. Mirëmbajtja e rrugës e Kombit ka nje koste te papërballueshme nga buxheti i shtetit. Vetëm tuneli prej 4.7 km ka nje kosto energjie prej 2 milion eurosh ne vit. Tashme mbetet qe ky koncesion te marre edhe aprovimin e qeverise. Me shpalljen zyrtarisht fitues te këtij koncesioni, kompania do te nis punën per te kryer investimin si dhe per aplikimin e pagesës me nje tarife mesatare prej 5 eurosh per kalim.


8. Apeli i ambasadores belge për çështjen “Frroku” - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 60
  • Channel: tv
Apeli i ambasadores belge për çështjen “Frroku” - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ambasadorja e Belgjikës ne Tirane ka bere apel qe çështja ?Frroku? t?i lihet ne dore drejtësisë. Anick Van Calster është treguar e kujdesshme ne deklarata. Teksa është pyetur per një ekstradim te mundshëm te Mark Frrokut duke thënë se kjo është një çështje të brendshme të drejtësisë shqiptare.Anick Van Calster:Është shumë teknike. Skam përgjigje, I vetmi koment që kam unë është që Shqipëria është një vend kandidat për në BE. Nuk mund të flas për çështje që janë janë ne gjykatë. Besoj se kjo do të marrë rrugën e ligjit dhe do të monitorohet. E rëndësishme është që çështja është në duart e gjykatës. Ju jeni një shtet kandidat dhe monitorimi nga ne do të vazhdojë përgjatë gjithë procesit. Për sa i përket arrestimit të dy deputetëve mendoj se është një çështje e brendshme e Shqipërisë.Këto deklarata Ambasadorja belge i bëri gjatë një vizite në qytetin e Shkodrës. Ndërkohë të martën këshilli për rregulloren, mandatet dhe imunitetin do te mblidhet për ti dhënë autorizim prokurorisë të arrestoje kryetarin e partisë kristiane demokrate Mark Frroku këtë ahere per akuzën e vrasjes ne Belgjike.


9. Frroku deputeti i 6-të kundër "territoriales" - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 124
  • Channel: tv
Frroku deputeti i 6-të kundër

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV "Vota ime do të jetë kundër kësaj pakete ligjore". Ky është qëndrimi I mbajtur nga një tjetër deputet i maxhorancës, Mark Frroku. Kryetari i Partisë Kristian Demokrate e argumenton këtë vendim me mungesën e përfshirjes së partisë që përfaqëson, në këtë proces, si edhe me mungesën e kompromisit politik. "Çështjet adimistrative dhe territoriale janë tagër kushtetues, prandaj pamundësia e një kompromisi politik mes mazhorancës dhe opozitës, ia humb legjitimitetin dhe besueshmërinë një harte të re administrative të Shqipërisë"- është shprehur Frroku. Por deputeti i qarkut të Shkodrës, ka patur rezerva edhe me mënyrën e ndarjes së disa zonave në veri të vendit. "Kjo reformë po kthehet në një lojë të pandershme për thela zgjedhore mes disa partive, duke e cënuar rëndë këtë proces të rëndësishëm për zhvillimin e vendit dhe integrimin e tij"- thekson kryetari I Kristian Demokratëve. Në këtë mënyrë, numri I deputetëve të majtë që deklarohen kundër shkon në 6, duke përfshirë Vangjel Dulen, Vangjel Tavon, Andrea Marton, Parid Carën, Pjerin Ndreu dhe Mark Frrokun.


10. Mark Frroku merret i pandehur - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 90
  • Channel: tv
Mark Frroku merret i pandehur - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Prokuroria i ka komunikuar akuzën dhe ka marre te pandehur deputetin kristian demokrat Mark Frrokun. Edhe ndaj tij, ashtu si dhe për Tom Doshin, akuza është ajo e kallëzimit te rreme ne bashkëpunim. Por ndryshe nga kolegu i tij, Frroku u njoh me akuzën e re ne ambientet e spitalit te burgut, ku ndodhet i shtruar prej disa ditësh. Te pranishëm përveç prokurorit te çështjes dhe oficerit te policisë gjyqësore, ishin dhe dy avokatet mbrojtës te tij, te cilet thane se edhe kjo akuze nuk qëndron.Ndërkohë deputeti tjetër Tom Doshi eshte paraqitur këtë te hëne ne prokurori, duke respektuar kështu vendimin e Gjykatës se Larte, cila i caktoi si mase atë te detyrimit për t?u paraqitur te hënën e çdo jave ne organin e akuzës. Pas daljes nga Prokuroria, avokatet e tij thane se kërkuan marrjen e provave te tjera shtese ne lidhje me çështjen dhe nëse refuzohen ato do t?i drejtohen Gjykatës. Mësohet se Doshi dhe avokatet e tij, kane kërkuar ne Prokurori ballafaqimin me te gjithë zyrtaret e larte te përfshire ne çështje.


11. Gjyqi i Arben Frrokut në apel - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 61
  • Channel: tv
Gjyqi i Arben Frrokut në apel - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e Apelit për krime të renda dëgjoi konkluzionet e Prokurorisë, sipas të cilave Arben Frroku duhet të dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj ne shkurt të vitit 2013. Sipas Prokurorisë vendimi i Gjykatës se Shkalles se Parë që shpalli të pafajshëm Frrokun duhet të anulohet dhe për ketë të merren për bazë deklarimet e dëshmitarit të mbrojtur. Ne argumentet e organit të akuzës thuhet se ne deklarimet e dëshmitarit të mbrojtur ka fakte, të cilat provojnë katërçipërisht akuzën mbi Frrokun, por edhe të dhëna të cilat janë ne përputhje me ngjarjen. Vetë i akuzuari pre vrasjen e komisarit te policisë nuk ishte i pranishëm në seancën e pretencës, ndërsa avokati Tonin Prendi kërkoi kohë për të shpallur pretendimet e mbrojtjes. Seanca e radhës me faktet e mbrojtjes do të mbahet më 22 qershor dhe më pas trupi gjykues do të shprehet me një vendim.


12. Sëmuret dëshmitari i mbrojtur në gjyqin “Frroku” - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 86
  • Channel: tv
Sëmuret dëshmitari i mbrojtur në gjyqin “Frroku” - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Po behet pothuajse e pamundur dhënia e dëshmisë se personit kyç te Prokurorisë ne gjyqin ndaj Arben Frrokut, i akuzuar per vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj.Pas shume shtyrjeve për shkak te humbjes se kontakteve sot dëshmitari i mbrojtur Fatmir Vladi, është paraqitur ne Gjykatën e Krimeve te Renda për t?u përballur me personin qe ai deklaron se e ka pare duke qëlluar mbi kryekomisarin. Por një defekt teknik na aparaturat qe do te mundësonin videokonferencën nga njëra salle ne tjetrën ndërprerë procesin, për te rifilluar rreth orës 12:30. Por burime nga brenda seancës bëjnë me dije se dëshmia nuk mund te jepej, dhe kjo për shkak te gjendjes shëndetësore te dëshmitarit, i cili ka pretenduar se nuk ndihej mire. Kaq ka mjaftuar qe seanca te shtyhet per javën qe vjen, ndërsa avokatet e Arben Frrokut nuk kane preferuar te bëjnë asnjë koment. Dëshmia e Vladit konsiderohet si vendimtare per procesin qe po zhvillohet prej një viti ne Gjykatën e Krimeve te Renda pasi ai është i vetmi qe ka deklaruar se ka pare autoret e krimit. Prej pak muajsh vladi ka fituar statusin e dëshmitarit te mbrojtur, por zbulimi i identitetit te tij nga i pandehuri Arben Frroku ne seance duket se e ka vene ne vështirësi Prokurorinë. Por megjithëse tashme Vladi eshte i njohur Gjykata vazhdon te zhvilloje procesin me dyer te mbyllura duke ruajtur sigurinë e tij. Më herët Arben Frroku, me anë të një letre drejtuar mediave ka pretenduar se arrestimi i tij është bërë pasi ai kishte nisur aktivitetin politik në veri të vendit.


13. Shpallet programi ekonomik i PD - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 51
  • Channel: tv
Shpallet programi ekonomik i PD - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjate prezantimit te programit ekonomik te Partisë Demokratike, kreu i saj Lulzim Basha premtoi taksa te ulëta, rritje te pagës minimale dhe te pensioneve, si dhe lehtësira te tjera për biznesin. Sipas Bashes, PD synon te çliroje burime financiare qe sot ikin ne ?parajsat fiskale?.


14. Lungomare, shpallet sot fituesi i projektit - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 122
  • Channel: tv
Lungomare, shpallet sot fituesi i projektit - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Rreth 3 muaj pas shpalljes së konkursit ndërkombëtar për projektin e "Lungomares" në Vlorë, që përfshin ndërtimin e një rruge pedonale për qytetarët dhe turistët përgjatë vijës bregdetare nga Pylli i Sotës dhe deri në zonën e ujit të ftohtë, sot në këtë qytet është zhvilluar konkursi për shpalljen e fituesit të studios projektuese, nga 5 të tilla të përzgjedhura për të qenë në konkurrimin final. Studioja fituese do të shpallet në mbrëmje, ndërsa gjatë ditës përfaqësuesit e tyre kanë prezantuar përpara një jurie të zgjedhur dhe qytetarëve projektet e tyre për ndërtimin e kësaj vepre 5 km të gjatë. Përpara fillimit të konkursit, kryeministri Rama e cilësoi këtë projekt, si shembull të strategjisë së zhvillimit që do të zbatohet jo vetëm në bregdet, por në gjithë vendin. Zhvillimi i konkursit për "Lungomaren" pason një periudhë disa javore të prishjeve të ndërtimeve pa leje përgjatë bregdetit dhe shëtitores së Vlorës nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik, që kulmuan me shembjen e kompleksit Jon në afërsi të Ujit të ftohtë, në pronësi të vjehrrit të kryetarit të PD, Lulzim Basha. Gjatë 3 muajve të fundit në këtë zonë u prishën dhjetëra ndërtime të tjera pa leje, që binin ndesh me projektin e qeverisë për bregdetin e Vlorës. Qeveria parashikon që projekti "Lungomare" të jetë gati brenda sezonit turistik të 2015-ës.


15. Vojisllav Sheshel shpallet i pafajshëm - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 78
  • Channel: tv
Vojisllav Sheshel shpallet i pafajshëm - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Udhëheqësi radikal serb Vojisllav Sheshel u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Hagës. Ai u lirua nga nente akuza per krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjate luftërave ne Ballkan ne vitet ?90 dhe nxitjen e spastrimit etnik ne Bosnje, Kroaci dhe Vojvodine. Sheshel nuk ishte i pranishëm ne seance kur u shpall vendimi i Gjykatës. I dorëzuar vullnetarisht ne Hage ne vitin 2003, Sheshel u lirua ne vitin 2014, pasi u diagnostikua me kancer. Vendimin ai e mësoi nga Beogradi dhe gjate nje konference ne selinë e partisë Radikale Serbe, lideri i saj deklaroi se gjykata arriti te vetmin verdikt te mundshem.?E dija qe ne fillim se nuk ka prova qe kam kryer ndonjë krim. Nuk u dënova, por ndoshta duhet te dënohesha, qe armiqtë e serbeve brenda dhe jashtë Serbisë te ishin me pak te zemëruar?. Sheshel ishte nje aleat i ish-Presidentit serb Millosheviç dhe zevendeskryeminister i Serbisë nga 1998-2000. Javen e kaluar, Gjykata e Hages dënoi me 40 vjet burg kasapin e Ballkanit, ish udhëheqësin e serbeve te Bosnjes, Radovan Karaxhiç qe u shpall fajtor per genocid dhe krime kundër njerëzimit. Vendimi per gjeneralin Ratko Mlladiç, qe komandoi forcat serbe te Bosnjes nuk është marre ende.


16. PD: Arben Ndoka i dënuar në Itali për prostitucion - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 76
  • Channel: tv
PD: Arben Ndoka i dënuar në Itali për prostitucion - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Demokratike bën të ditur se deputeti I Partisë Socialiste Arben Ndoka ka qenë dënuar për prostitucion në Itali vite më parë. Deputeti Arben Ristani publikoi atë që e quajti dokumenti zyrtar I Gjykatës së Romës, I cili, sipas tij, rendit edhe akuzat për të cilat është dënuar Ndoka. "Kemi këtu dosjen e plotë të deputetit Arben Ndoka, i dënuar nga Gjykata e Romës me 7 vjet e 27 ditë burg, nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana të rënduara, dhe heqje të paligjshme të lirisë ndaj personave të tjerë"- u shpreh Ristani. Sipas tij, Gjykata e Faktit në Lezhë, dhe e Apelit në Shkodër, kanë bërë njohjen e vendimit të Gjykatës së Romës dhe e kanë ulur masën e dënimit në 4 vjet burgim. "Arben Ndoka më pas ka përfituar nga sistemi ynë i drejtësisë lirim para kohe me kusht, dhe në vitin 2005, është liruar. Ky është pra personi që Edi Rama futi në listën e Lezhës në zgjedhjet e 23 qershorit, pasi spostoi dhunshëm dy deputete gra që ishin para Ndokës në listën e kandidatëve. Ky është personi që Edi Rama urdhëron të godasë fizikisht deputetët e opozitës"- është shprehur më tej Ristani.


17. Arrestohet vrasësi i Arben Hasës - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 74
  • Channel: tv
Arrestohet vrasësi i Arben Hasës - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pese ditë pasi vrau shoku u e tij Arben Hasa në Manëz të Durrësit, policia ka vënë në pranga Miran Tilën, si autorin e krimit te rende. Ai u arrestua në fshatin Ishëm i fshehur në një banesë të braktisur. 43-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim ditën e enjte, nuk ka bere rezistence. Ne duart e policisë ka rene edhe arma e krimit, një automatik kallashnikov. Arben Hasa 39 vjeç u gjend i vrarë mëngjesin e 3 dhjetorit në fshatin Manëz të Vjetër, pranë Gjirit të Lalzit. Fillimisht policia gjeti automjetin e tij të braktisur, tip BMW, në të cilën kishte njolla gjaku, si dhe dy fishekë e një gëzhojë automatiku. Menjëherë, uniformat blu nisën kërkimet në terren për këtë ngjarje dhe vetëm në orët e para të mëngjesit dyshimet e policisë për vrasje, u konfirmuan pasi u gjet trupi i pajetë i 39-vjeçarit.Sipas eksperteve, ai është qëlluar me automatik kur ka qenë në automjet, dhe i plagosur ka tentuar te largohet pak metra por është goditur nga nje tjetër plumb, vdekjeprurës. Shkak i kësaj vrasje se ka qenë një konflikt i vjetër, i nisur para katër muajsh. Arben Hasa ishte pronar i një zdrukthëtarie në Maminas.


18. Zhduket dëshmitari okular i Arben Frrokut? - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 82
  • Channel: tv
Zhduket dëshmitari okular i Arben Frrokut? - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Dëshmitari okular ne procesin ndaj Arben Frrokut, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, dyshohet se është zhdukur. Personi qe ishte marre ne mbrojtje nga prokuroria me gjeneralitete të ndryshuara, nuk është paraqitur per te katërtën here, ne Gjykatën e Krimeve te Renda, për te dëshmuar ne lidhje me vrasjen e kryer. Seanca u be me dyer te mbyllura, por sipas avokatit Genc Gjokutaj kryetari i trupit gjykues Dritan Hallunaj ka lexuar përgjigjen e ardhur nga zyra per mbrojtjen e dëshmitareve ne policinë e shtetit. Avokatet e Frrokut kane pretenduar se ky dëshmitar nuk ekziston, por është imagjinar, dhe i kane kërkuar Gjykatës te ndryshojnë masën e sigurisë duke kërkuat lirimin e Frrokut. Por kjo kërkesë nuk është marre parasysh nga Gjykata. Është hera e parë që nje dëshmitar ikën pa lene gjurme nga projekti i mbrojtjes. Ndërsa zhdukja e tij vë në pikëpyetje të gjithë procesin e te pandehurit pasi është i vetmi dëshmitar okular qe sipas akuzës ka pare vrasjen e kryekomisarit.


19. Arben Frroku: Dua drejtësi e pafajësi - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 78
  • Channel: tv
Arben Frroku: Dua drejtësi e pafajësi - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Është zhvilluar me momente tensioni seanca e parafundit e procesit ndaj Arben Frrokut i akuzuar nga Prokuroria për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. I pandehuri Arben Frroku, ka debatuar me nje nga prokuroret e çështjes Anton Martini, te cilin e ka akuzuar se e kishte kthyer procesin ne nje perballje personale me te.Por Martini i ka kujtuar Frrokut se është Prokuroria ajo qe e akuzon.Ne fakt këtë të mërkurë gjykata ka dëgjuar konkluzionet e mbrojtjes, e cila kërkoi pafajësinë e te pandehurit. Për rreth dy ore avokatet Genc Gjokutaj dhe Anton Prendi kane argumentuar se e gjithë akuza e ngritur ndaj Frrokut është e bazuar ne deklarimet e dëshmitarit te mbrojtur, e cila sipas tyre është e pabesueshme. Sipas mbrojtjes prokuroria nuk arriti te provoje asnjë episod ose te dhënë qe te vërtetonte që Frroku është autor i vrasjes se kryekomisarit. ?I vetmi person qe akuzon Frrokun per vrasjen është dëshmitari i mbrojtur, po ai është i pabesueshëm se është paguar per këtë pune? u shprehen mbrojtësit. Ne fund te seancës gjykata i ka dhënë te drejtën e fjalës te pandehurit, i cili ka kërkuar pafajësi dhe drejtësi. Me pas gjykata u tërhoq per vendim, te cilin do ta shpalle ne datën 3 prill. Seanca u ndoq nga familjaret e te pandehurit, por për here te pare ne këtë proces mungoi vëllai Mark Frroku, i cili ndodhet ne masën arrest shtëpie. Ndërkohë qe prokuroria ka kërkuar dënimin me ?burgim te përjetshëm? për te akuzuarin


20. Shpallet monumenti i 100-vjetorit - Vizion Plus - News - Lajme

  • Duration: 136
  • Channel: tv
Shpallet monumenti i 100-vjetorit - Vizion Plus - News - Lajme

Boceti i artistit kosovar Visar Obrija dhe atij gjerman Kai Roman Kiklas do te jete dhe monumenti qe shqiptaret do te kenë këtë 100 vjetor te pavarësisë. Vendimi është miratuar ne mbledhjen e komitetit ndërministror. Edhe pse ky bocet kishte marre piket maksimale nga juria si dhe votimet e publikut, mes anëtareve te komitetit pati hezitime për shkak te konceptit artistik apo vendit qe ende nuk është përcaktuar. Kryeministri e ktheu edhe njëherë vëmendjen mbi kthimin e eshtrave te Ahmet Zogut ne Tirane, për te cilat tha se duhet te shpejtohen procedurat si dhe te ndërtohen varrezat e familjes ne ish-varrin e nënës mbretëreshë. Përveç monumentit mbi 100-vjetorin e pavarësisë, te cilit tashme i duhet përcaktuar nga Bashkia edhe vendi se ku duhet ndërtuar, Komiteti miratoi edhe 3 posterat zyrtare qe do te përdoren gjate këtij viti jubilar. Ndërsa kalendari i aktiviteteve, u shty përsëri për javën e ardhshme. Boceti the artist and the German Visar Obrija Kiklas Kai Roman monument would be and that the Albanians will have the annual Independence 100. The decision was approved at ministerial committee meeting. Although this draft had taken maximum points from the jury and public vote among the committee members had hesitations because of the artistic concept or country that has not yet been determined. The prime minister once again turned attention to the return of the remains of Ahmet Zog in Tirana, for which said that procedures should be speeded up and the family cemetery built in the former queen mother's grave. Besides the monument on the 100th anniversary of independence, which have already determined by the City the place where to build, the Committee approved the 3 official posters that will be used during this jubilee year. While the calendar of activities, was postponed again to next week.