Search your favorite song for free

1. Gjykata le në burg dy italianët, akuzohen për trafik droge - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 73
  • Channel: tv
Gjykata le në burg dy italianët, akuzohen për trafik droge - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Edhe pse pretenduan pafajësinë para togave të zeza, Gjykata e Krimeve të Rënda, la në burg dy shtetasit italian të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Gianfranco Maiorano dhe Donato Carlucci, dyshohen se së bashku me Eduard Sallakun, i cilësuar si kreu i grupit do të trafikonin lëndë narkotike me mjete lundruese drejt brigjeve italiane. I vetmi që ka fituar statusin e bashkëpunëtorit deri në këtë fazë të hetimeve është Lazër Lazri, ndaj të cilit gjykatë vendosi një ditë më masën e sigurisë detyrim paraqitje. Ndërkohë katër pjesëtarët e tjerë gjykata i la në burg pa afat. Në dëshminë e tij, Lazri ka theksuar se dy italianet do të transportonin drogën drejt Italisë me skafin e tyre, ndërsa lëndën narkotike e kishte siguruar Sallaku. Por, ndryshe nga sa pretendon akuza, grupit nuk i është sekuestruar drogë nga uniformat blu gjatë momentit ë arrestimit. Banda e përbërë nga 7 pjesëtare u zbulua pas një hetimi të Prokurorisë për Krimet e Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë e Lecces.


2. GJYKATA LE NE BURG DY ITALIANET QE AKUZOHEN PER TRAFIK - News, Lajme - Kanali 8

  • Duration: 73
  • Channel: tv
GJYKATA LE NE BURG DY ITALIANET QE AKUZOHEN PER TRAFIK  - News, Lajme - Kanali 8

https://www.facebook.com/Kanali7News https://twitter.com/kanali7news Main news of the day in Albanian language.


3. GJYKATA LE NE BURG DY ITALIANET QE AKUZOHEN PER TRAFIK - News, Lajme - Kanali 8

  • Duration: 73
  • Channel: tv
GJYKATA LE NE BURG DY ITALIANET QE AKUZOHEN PER TRAFIK  - News, Lajme - Kanali 8

https://www.facebook.com/Kanali7News https://twitter.com/kanali7news Main news of the day in Albanian language.


4. GJYKATA LE NE BURG DY TE ARRESTUARIT PER LABORATORIN E DROGES NE SKRAPAR - News, Lajme - Kanali 12

  • Duration: 43
  • Channel: tv
GJYKATA LE NE BURG DY TE ARRESTUARIT PER LABORATORIN E DROGES NE SKRAPAR - News, Lajme - Kanali 12

https://www.facebook.com/Kanali7News https://twitter.com/kanali7news Main news of the day in Albanian language.


5. Gjykata e Tiranës burg tre trafikantëve të drogës - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 70
  • Channel: tv
Gjykata e Tiranës burg tre trafikantëve të drogës - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV U prangosën vetëm pak metra larg gjykatës së Tiranës, mesditën e së premtes me 1 kg heroinë dhe 2 kg kanabis nga agjentët antidrogë, ndërsa këtë te hëne kane dale para togave te zeza. Gjykata la në burg 3 nga 5 të ndaluarit e operacionit ?BBM?.I pari qe doli para trupit gjykues ishte Nikolin Merko, ndaj të cilit u vendos masa e arrestit me burg. Ai nuk pranoi të fliste, duke u përfaqësuar nëpërmjet avokatit të tij.Policia ngriti dyshime se trafikantët e prangosur në zonën e ?Myslym Shyrit?, kishin riaktivizuar linjën e trafikut të heroinës nga Turqia.Merko, rezulton te ketë lidhje të forta në Turqi. Në vitin 2009 ishte kapur me 9 kilogramë heroinë dhe ishte dënuar me pesë vite burg.Grupi kriminal, sipas policisë, ka qenë mjaft agresiv, pasi edhe në momentin e ndërhyrjes për kapjen e tyre ata nuk iu bindën uniformave blu. Madje tentuan të largoheshin pasi përplasen edhe 3 automjete. Policia qëlloi në ajër 4 herë për neutralizimin e trafikantëve. Pas kontrollit u gjet edhe lënda narkotike e fshehur në makinën tip benz.Vendimet e Gjykatës së Tiranës:Nikolin Merko, arrest me burgAbdyl Musagaj, arrest me burgFatjon Bahiti, arrest me burg me afat 30 ditëTomorr Shqezi, detyrim paraqitjeErvin Myftiu, detyrim paraqitje


6. Gjykata le në burg amerikanen, dhunoi dy fëmijët shqiptar - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 47
  • Channel: tv
Gjykata le në burg amerikanen, dhunoi dy fëmijët shqiptar - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kjo është shtetasja amerikane e cila akuzohet per dhunim te dy fëmijëve te saj te adoptuar dy vite me pare ne Shqipëri.Gjykata e Tiranës caktoi ketë te enjte masën e sigurisë ?arrest me burg? për Andrea Grace Baley.Ne sallën e gjyqit e akuzuara nuk pranoi se ka dhunuar fëmijët shqiptare të adoptuar te moshës 14 dhe 17 vjeç.Ajo sqaroi se, ka pasur marrëdhënie problematike me fëmijët, pasi ata nuk silleshin mirë dhe herë pas here krijonin ne problem ne shtëpi.Me herët në praninë e psikologes, fëmijët bënë denoncimin. Ata kishin shenja dhune në pjesët e këmbëve, krahëve dhe barkut.Fëmijët 14 dhe 17 vjeç tashmë janë nën kujdesin e institucioneve shtetërore, pasi nuk pranojnë të kthehen në shtëpinë nga ku u larguan 10 dite me pare.


7. Gjykata le në burg dy grabitësit e Rinasit - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 68
  • Channel: tv
Gjykata le në burg dy grabitësit e Rinasit - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV ?Arrest me burg? ishte masa e sigurisë e vendosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda për 43-vjeçarin Dritan Sinani dhe 41-vjeçarin Aleksandër Murataj. Por në seancën me dyert të mbyllura, Murataj ka mohuar përfshirjen ne krim, duke thënë se në kohën që ndodhi grabitja e 9 shkurtit ne Rinas ishte tek dentisti. Ai kërkoi që të kontrolloheshin dhe kamerat e sigurisë. Dritan Sinani tha se vëllai i tij punon kopshtar tek vila e Admir Murataj dhe për këtë arsye kishte njohje me të. Murataj dhe Sinani, u prangosën pak ditë më parë. Ata akuzohen se në bashkëpunim me 6 persona, të arrestuar edhe këta nga policia, grabitën me armë 3.2 milion dollar ne një autoblind që dërgonte para drejt Aeroportit Ndërkombëtar. Prokuroria thotë se Dritan Sinani, është një nga njerëzit që ka siguruar një pjesë të armëve të përdorura edhe në grabitjen e dhjetorit 2015. Pjesë e këtij grupi sipas akuzë është edhe Admir Murataj. Ai konsiderohet si kreu që organizoi dy grabitjet e 7 milion eurove në dhjetor 2015 dhe shkurt 2017 në rrugën Qafe Kashar-Rinas, ende i pa arrestuar.


8. Gjykata dënon Xhelal Mziun me dy vjet burg - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 91
  • Channel: tv
Gjykata dënon Xhelal Mziun me dy vjet burg - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ky ka qene vendimi qe ka dhënë kete te premte Gjykata e Tiranës për kryebashkiakun e Kamzës Xhelal Mziu, i vene nen akuze per shpërdorim detyre dhe shkelje te barazisë ne tendera. Por krahas dënimit me burg, Gjykata ka vendosur qe Mziut t?i hiqet per tre vjet e drejta e ushtrimit te funksioneve publike. Vete kryebashkiaku nuk ishte i pranishëm, ndërsa pas seancës, avokati i tij mbrojtjes u shpreh se do te apelojnë vendimin. Gjithashtu Gjykata ka dënuar me nga 6 muaj burg edhe dy specialistët e Bashkisë Kamzë, Drejtorin e Tatimeve në këtë bashki Bujar Loshi dhe juristin e bashkisë Atlis Hotin, që të dy të akuzuar për ?shpërdorim detyre?. Kryetari i Bashkisë Xhelal Mziu u arrestua ne dhjetor te vitit te kaluar, pasi akuzohej nga task forca e Prokurorisë se Tiranës per shkelje ne tenderin e ndërtimit te rrugës Valias i Ri-Laknas.


9. Me arrest shtëpie, rreh punëtorin e karburantit, arrestohet Kajolli

  • Duration: 80
  • Channel: tv
Me arrest shtëpie, rreh punëtorin e karburantit, arrestohet Kajolli

FIER ? Policia ka arrestuar Fatmir Kajollin për shkak se ka shkelur vendimin e gjykatës, e cila kishte caktuar ndaj tij arrest shtëpiak. Gjykata e Apelit Vlorë caktoi për biznesmenin dhe dy djemtë e tij masën e arrest shtëpie pasi akuzohen për ?Kanosje ose dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje? dhe ?kundërshtim të forcave të policisë?. Fatmir Kajolli ish-këshilltari i Partisë Republikanë në Bashkinë e Fierit është arrestuar pasi gjatë ditës së sotme mësohet se ai ka dhunuar punonjësin e një karburanti në Fier dhe policia kur është vënë në dijeni për ngjarjen ka konstatuar se Kajolli ka thyer edhe masën e sigurisë dhënë nga gjykata, ndaj është bërë edhe arrestimi i menjëhershëm i tij. Gjatë procesit të numërimit të votave për Bashkinë Fier (më 24 qershor) Kajolli bashkë me dy djemtë kanë goditur me sende të forta numëruesin Roland Bylyshi në momentin që ky i fundit po dorëzonte procesverbalin e numërimit të votave. Fatmir Kajolli në bashkëpunim me djemtë e tij,Florim dhe Alban pasi goditur derisa ka humbur ndjenjat Roland Bylyshin, kanë shkatërruar sistemin e monitorimit të procesit zgjedhor duke rrëzuar në dysheme 7 televizorë dhe shtyllat mbajtëse, kamerën vëzhguese. Gjithashtu, Kajolli goditur edhe punonjësin e policisë Rufat Cuku që ndodhej tek porta hyrëse e KZAZ. Fatmir Kajolli,ish-anëtari i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Fierit,njëherësh mik i kreut të Partisë Republikanë Fatmir Mediu, dhe i dënuar me disa vite burg nga drejtësia Italiane për trafik droge, pak kohë më parë kishte ngritur një skemë vjedhje nëpërmjet kompanisë së tij ?International Parking 2011?, duke marrë me karotrec automjetet e qytetarëve dhe më pas u vendoste gjoba të rënda.


10. Burg për doganierët dhe policët e 10 ton kanabisit

  • Duration: 62
  • Channel: tv
Burg për doganierët dhe policët e 10 ton kanabisit

Maliq Kadilli është një nga 19 të arrestuarit për kalimin e 10 tonëve drogë nga Shqipëria në Itali. Ai mbante detyrën e agjentit doganor në doganën e Qafë -Thanës andej nga ku dyshohet se në datën 5 shkurt ka hyrë kamioni me 8 ton kanabis i ndaluar më pas në shtetin fqinj. Kadilli i tha togave të zeza se ka kryer detyrën konform ligjit dhe se nuk është detyra e tij të kontrollonte kamionin. Por, prokurori i çështjes tha se Kadilli bashkë me 18 të arrestuarit e tjerë doganierë dhe policë të stacionit kufitarë në portin e Durrësit si dhe të shpallur në kërkim janë pjesë e një grupi që trafikojnë drogë drejt Europës. Më pas, para togave të zeza kanë dalë të prangosurit e tjerë ndër ta edhe Julian Doraci, shef i stacionit policor në portin e Durrësit. Gjykata ka rikonfirmuar masën e sigurisë arrest me burg për të. E njëjta masë u la në fuqi edhe për të arrestuarit e tjerë. Të gjithë të akuzuarit nga prokuroria akuzohen për dy episode ku nga porti i Durrësit kanë kaluar në total 10 ton kanabis. Në një rast policia italiane sekuestroi 8 ton, ndërsa në rastin e dytë 2,2 ton. Tv Klan


11. “ARREST ME BURG” PËR 2 KRYEPLEQTË DHE SHOFERIN E FNSH

  • Duration: 158
  • Channel: music
“ARREST ME BURG” PËR 2 KRYEPLEQTË DHE SHOFERIN E FNSH

?E ka ngrënë ujku? dhe ?theu këmbën? janë disa prej kodeve që kanë dalë nga përgjimet e prokurorisë të kryepleqve në Dukagjin që i përdornin me kultivuesit e drogës në Dukagjin gjatë vitit të kaluar. Gjykata e shkallës së parë në vlerësim të masës së sigurisë ka lënë në fuqi masën ?arrest me burg? për disa prej shtetasve të arrestuar ditët e fundit të cilët akuzohen dhe dyshohen si kultivues të bimëve narkotike. Fillimisht përpara gjykatës kanë dalë dy kryepleqtë në Dukagjin Dritan Lisaj, Gjin Lushi dhe efektivi i FNSH që punonte si shofer Ardian Loci. Ky i fundit në momentin kur ka folur përpara gjyqtarit Tonin Sterkaj ka derdhur lot duke thënë se ka 21 vite në strukturat e shtetit dhe se ka gruan dhe njërën prej vajzave të smurë ndërsa ka hedhur poshtë akuzën se ai ka dekonspiruar aksionet e policisë në Dukagjin për drogën gjatë vitit të kaluar siç tha prokurori i çështjes Albert Muça. Duke qarë shoferi i FNSH tha: ?Kam 21 vite shofer në FNSH. I kam shërbyer shtetit me zemër e me mendje. Kam gruan të sëmurë dhe vajzë me sëmundje të keqe në kokë. Kam vajzën tjetër të vogël që s?ka kush ma çon në shtëpi. S?kam marrë asnjë shpërblim dhe kam shërbyer me devotshmëri. Kam shtëpinë pa pllaka dhe s?kam bukë për të ngrënë. E ndjej veten shumë të rënduar aq sa të vras veten. Janë akuza të shpifura. Edhe një shpërblim që mora kam shlyer borxhet dhe energjinë. S'kam patur lekë t?i paguaj vajzës ilaçet. Nuk i përkas asaj kategorie. Unë i kam çuar një shoku një thes miell se s?kishte me çfarë e merrte dhe i thashë mos më thuaj më ashtu se kushedi si merret. Në rregull më tha. Si qenka, unë kam folur me një të njohur në lagje dhe tani akuzohem. Jam shumë i zhgënjyer me këtë që më është bërë?. Prokurori Muça kërkoi masën ?arrest me burg? sepse për shoferin e FNSH ka përgjime telefonike që provojnë se ka dekonspiruar aksionet policore duke patur lidhje me grupin e të arrestuarve për drogën. Edhe për kryeplakun e fshatit Mgullë u la në fuqi masa e sigurisë ?arrest me burg? sepse edhe për të organi i akuzës disponon regjistrime telefonike me nipin e tij dhe persona të tjerë të arrestuar. Avokati mbrojtës Bujar Hoti tha se biseda si ?më ka ngrënë ujku apo kam thyer këmbën? nuk janë prova për të mbajtur klientin e tij në paraburgim. Vetë kryeplaku Lisaj tha se: ?Kam dërguar letrat për tokën e bukës në bashkinë Shkodër dhe i kam thënë se për zonën malore s?kam çfarë bëj sepse nuk jam për atë punë. Për fshatin brenda që kam marrë përsipër jam i pastër?. Edhe kryeplaku Gjin Lushi u shpreh se ?Është e padrejtë. Kam qenë kryeplak dhe me këtë akuzën kushdo ta ketë provë, s?ka vlerë sepse s?ka bashkëpunuar kush me mua as unë me kende tjetër?. Edhe për shtetasin Gjin Lushi gjykata la në fuqi masën e sigurisë ?arrest me burg?.


12. Burg policëve e doganierëve, kaluan 10 tonë drogë - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 86
  • Channel: tv
Burg policëve e doganierëve, kaluan 10 tonë drogë - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg 10 doganierët e policët, të cilit akuzohen se lejuan kalimin e 10 toneve droge drejt Italisë. I pari që doli para trupit gjykues ishte, agjenti doganor i Qafë Thanës, Maliq Kadilli. Në dëshminë e tij, i pandehuri nuk i pranoi akuzat, duke thënë që kishte kryer vetëm detyrën dhe për këtë gjë gjykata duhet caktonte një masë më të lehtë sigurie. Por, trupi gjykues la në fuqi kërkesën e prokurorit i cili kishte kërkuar më herët që të pandehurit të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Edhe ish-shef i i stacionit policor në portin e Durrësit Julian Doraci hodhi poshtë pretendimet e akuzës. Prokuroria pretendon se ka prova se rasti i parë i kalimit të drogës u regjistruar në datën 5 shkurt të këtij viti, kur në Itali u zbulua një kamion me 8 ton hashash. Automjeti kishte hyrë në Shqipëri nga Maqedonia nëpërmjet pikës doganore Qafë-Thanë. Shoferi maqedonas doli nga territori ynë përmes portit te Durrësit, edhe pse ne procesverbal ishte shënuar se duhej të largohej nga pika kufitare e Hanit të Hotit. Destinacioni final i drogës sipas Prokurorisë ishte Belgjika. Pak kohë më vonë, në 24 mars, në Itali u kap një tjetër kamion me shofer shqiptar, me rreth 2.2 ton kanabis. Edhe ai ishte nisur nga Durrësi. Hetimet zbuluan se këta punonjësit e doganës bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të kaluar sasitë e mëdha të drogës drejt vendit fqinj. Ndërkohë pritet te caktohet masa e sigurisë edhe për 9 doganieret e tjerët që akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.


13. Arrestohen dy kapot e drogës - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 113
  • Channel: tv
Arrestohen dy kapot e drogës - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane u prangosën mëngjesin e së shtunës në qytetin e Durrësit. Në pranga përfunduan, Hajri Balla 53 vjeç, dhe 24-vjeçari Fortuz Hajri, qe te dy nga Shijaku. Nga shkresa e ardhur nga pala italiane për Ballën dhe të riun Hajri, mësohet se Gjykata e Venecias, kishte nxjerrë një urdhër-arresti më 15 gusht të 2015. Ata akuzohen trafik droge dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal, ku maksimumi i dënimit parashikohet me 30 vite pas hekurave. Sipas akuzës, 24-vjeçari Fortuz Hajri njihej dhe me emrin ?ambasadori? ndërsa Balla kishte një rol kryesues në këtë grup. Por që të dy kishin mundur t?i shpëtonin policisë, duke u strehuar ne Shqipëri. Nga hetimet e deri tanishme, rezulton se dy të arrestuarit me banim në Shijak janë pjesë e një organizate kriminale shume te rrezikshme që vepronte në Venecia. Në bashkëpunim me policisë shqiptare grupi i tyre u godit në tetor të vitit 2015. Operacioni ?Enigma?, i shtrire ne Itali e Shqipëri, vuri në pranga 21 persona, teksa kokat e këtij grupi ishin dy vëllezërit Altin e Emiljan Hajri dhe Fortuz Hajri, kushëriri i tyre. Altin Hajrit iu sekuestrua në Durrës një hotel luksoz dhe pasuri të tjera në vlerë 10 milion euro. Prokuroria e shtetit fqinj dyshon se, të arrestuarit kanë trafikuar në Itali rreth 1 ton heroinë qe vinte nga Afganistani dhe më pas kalonte transit në Turqi e Shqipëri për të mbërritur në Itali. Operacioni përfundoi me sekuestrimin e 200 kg heroinë dhe 325 kg marijuanë, si dhe çmontimin e dy laboratorëve për prerjen dhe përpunimin e heroinës. Sipas palës italiane grupi kishte gati për trafikim dhe 450 kg të tjera heroine.


14. Xhorxho Riformato del në gjyq - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 109
  • Channel: tv
Xhorxho Riformato del në gjyq - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ky është Xhorxho Riformato, piloti italian i akuzuar se bashke me gjashte te pandehur te tjerë, dy prej te cilëve ne kërkim, kryenin trafik te lendeve narkotike, me avion. Pas nje viti hetimesh, te pandehurit janë sjelle ne Gjykate, ku këtë te mërkure pritej te niste seanca e pare gjyqësore. Por ndërsa ishin paraqitur te gjithë, parregullsitë ne prokurën e te pandehurit ne kërkim Orges Bilbili, kane bere qe Prokuroria te kërkoje shtyrjen e seancës. Vete Riformato ishte i pranishëm ne gjyq. Me ndihmën e ambasadës, kishte zgjedhur si mbrojtës avokatin Tonin Prendi, ndërsa nga Gjykata, i ishte caktuar edhe një përkthyese e licencuar. Ngjarja per te cilën akuzohen te pandehurit ndodhi ne 9 maj te vitit te kaluar kur avioni qe do transportonte drogën u ul ne plazhin e Divjakës për të marrë drogën, por ngeci në rërë.Polica arriti te sekuestroj dhe 340 kg kanabis sativa te paketuar dhe e destinuar te trafikohej me avion drejt Italisë. Riformato i ka qëndruar pohimeve te dhëna para prokuroreve pas arrestimit, se nuk ka lidhje me drogën e kapur ne Divjake, organizatorin e trafikut dhe se avioni i tij ?Piper?, beri ulje te detyrueshme per shkak te një defekti. Nga hetimet, ka rezultuar se organizator i këtij trafiku është shtetasi Sajmir Bajrami dhe dy paketuesit e lendes narkotike Kleviol Ahmetaj dhe Aurel Pupa, për te cilin Riformato ka mohuar se ka pas njohje te mëparshme. Për akuzën përfshirja e pilotit italian është vërtetuar edhe nga deklarimet e organizatoreve kryesor. Sipas prokurorisë, Sajmir Bajrami është shprehur se Riformato kishte pranuar te bënte transportin e lendes narkotike ne rruge ajrore nga Shqipëria drejt Italisë, kundrejt çmimit prej 400 euro për 1 kg droge. Ne momentin e arrestimit, policia gjeti sasinë prej 305 kg hashash, ndërsa bajramit ju gjet nje sasi prej 27 mije eurosh, qe mendohet se ishte kesti i pare i pagesës per pilotin qe do te kryente transportin.


15. Arrestohen 6 persona në Durrës për drogë - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 90
  • Channel: tv
Arrestohen 6 persona në Durrës për drogë - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjashtë persona nga qyteti i Durrësit, mes tyre biznesmenë të njohur, janë arrestuar mëngjesin e kësaj te marte nga antidroga, ne bashkëpunim dhe me zyrën e Interpolit. Prangosja e tyre u arrit në kuadër të operacionit të koduar ?Ricarica 2013?. Ata akuzohen për krijimi e një grupi kriminal ndërkombëtar dhe per trafik droge. Gjykata e Firences ne Itali kishte kërkuar arrestimin e tyre qe ne datën 23 mars 2015. Në pranga janë vënë Artur, Edmond, Guido dhe Luan Tepshi, si dhe Kastriot Dyrmishi dhe Laert Teneqexhiu. Një pjesë e personave të arrestuar janë biznesmenë të njohur në qytetin bregdetar. Arrestimi i tre prej tyre është kryer në mjediset e një pallati që është ndërtuar vëllezërit Tepshi në zonën e Vollgës. Vëllezërit Tepshi janë të njohur në Durrës, pasi prej vitesh ata kanë ngritur dhe administrojnë një sërë biznesesh, që nga transporti detar me anije të tonazheve të ndryshme, firma ndërtimi, pika karburanti dhe lokale. Nga hetimet e palës italiane dyshohet se aktivitetet e tyre janë ngritur në sajë të trafikut të lëndëve narkotike në itali.Operacioni i koduar ?Ricarica 2013? për shkatërrimin e organizatave kriminale dhe trafikun e drogës është zhvilluar paralelisht në disa shtete. Ai ka nisur që 15 korrik 2012 pas vrasjes se një shqiptari ne Firence. Ndërkohë në shtetin italian deri më tani janë kapur 19 persona 12 prej të cilëve janë në burg dhe 7 në arrest shtëpie. Kjo organizate akuzohet se nga korriku i 2013 deri me gusht te 2014 do të trafikonte në Itali 15 kilogram kokaine.


16. "Burg pa afat" për trafikantët - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 116
  • Channel: tv

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Sajmir Bajrami dhe  italiani Xhiorxho Riformato do te qendrojne ne masen "arrest me burg" deri ne perfundim te hetimeve. Ky eshte vendimi qe u mori gjykata e Krimeve te Renda per dy te personat e arrestuar pasdite e se shtunes ne bregdetin e Divjakës, te cilet akuzohen nga prokuroria per trafik nderkombetar te lendeve narkotike. Fillimisht para gjykates ka dale 35-vjeçari nga Fushë Kruja, i cili ashtu si dhe ne polici ka pranuar trafikimin e lendeve narkotike, duke rene ndesh edhe me qëndrimin e avokatit mbrojtës, i cili u detyrua madje te kërkonte qe te pandehurit t'i behej rivlerësim i gjendjes psikike.


17. Report TV - Tiranë, dënohet me 15 vite burg korrieri kolumbian i 250 kg kokaine

  • Duration: 76
  • Channel: tv
Report TV - Tiranë, dënohet me 15 vite burg  korrieri kolumbian i 250 kg kokaine

Dy javë pas pretencës së Prokurorisë, korrieri i 1 milion eurove të kokainës Cesar Augusto Triana dënohet me 15 vite burg nga gjykata e krimeve të Rënda. Triana pranoi se kishte mbërritur në Shqipëri për të marrë 1 milion euro për llogari të dy trafikantëve që do sillnin 250 kg kokainë për llogari të një Shqiptari. Kjo drogë u sekuestrua nga policia Malazeze në dyshemen e kontenierëve me banane të porositura nga firma shqiptare me seli në Fier Rrapo Company. Nga kontrollet e policisë dhe hetimet e deri tanishmë prokuroria nuk mundi të gjej njëlidhje ndërmjet formës Shqiptare dhe Kokainës, por packa këtij dënimi të kolumbianit ajo që mbetet pa përgjigje është fakti se kush e porosity drogën në shqipëri. Triana deklaroi se në Shqipëri mbërriti më 19 Maj në Rinas nga Barcelona me një ndalim në Romë dhe pasi qëndroi për afro 20 ditë në Tiranë, tentoi të largohej sapo pa në lajme se ish zbuluar sasia e drogës në Mal të Zi. Vec dërguesve të drogës dhe shqiptarit që porosity kokainën nga këto hetimet mbeti mister dhe fakti se cfarë bëri Triana mbi 20 ditë në Shqipëri deri ditën e arrestimit më 10 prill 2015, kë takoi? Kush ishin porositësit e kokainës nga Shqipëria më kë foli në telefon dhe tek kush do merrte paratë?


18. Report TV - Nga burgu në dasmë, lirohet dhëndri i dyshuar për trafik kanabis

  • Duration: 94
  • Channel: tv
Report TV - Nga burgu në dasmë, lirohet dhëndri i dyshuar për trafik kanabis

Prokuroria e krimeve të rënda tërheq akuzën për Arvis Muçën të riun nga Vlora i cili u arrestua 3 javë para dasmës. Muça u prangos si i përfshirë në trafikimin e 1 ton kanabis drejt Italisë pasi mjeti që ai kish përdorur për pak kohë fuoristrad u kap nga policia. Nga hetimet rezultoi se mjeti nuk ishte në pronësi të Mucës por ai kish ndërmjetësuar një shitje tek dy persona që i kish njohur pranë servisit ku ai punonte në Vlorë. Pas lirimit të Muçës reagoi dhe avokati Saimir Visha i cili u shpreh se gjykata nuk duhet të rend pas arrestit me burg duke shkaktuar edhe pasoja sociale port ë përdor garancinë pasurore për raste të tilla. Ndërkohë familjarët e Muçës të pranishëm në ambientet e gjykatës u shprehën se dasmën do ta zhvillojnë më 27 gusht por deri më sot kanë qenë në ankth edhe për të shpërndarë ftesat pasi djali i tyre ndodhej në qeli. Vetë Muça i kërkoi gjykatës të bëj çdo hetim duke deklaruar se ai nuk është i përfshirë me trafik droge dhe lirimin e vlerësoi si një dhuratë që drejtësia i bëri atij për dasmën. Më 17 korrik policia e Kavajës mundi të zbulojë trafikun e drogës duke sekuestruar 1 ton e 300 kg kanabis dhe prangosi 4 persona dhe shpalli në kërkim 5 të tjerë.


19. Arratiset Alket Hatija

  • Duration: 64
  • Channel: tv
Arratiset Alket Hatija

Gjykata e Apelit e Durrësit ka rrëzuar Gjykatën e Shkallës së Parë së këtij qyteti, e cila në 11 Korrik liroi nga burgu Alket Hatiajn, i dënuar me 20 vite burg për trafik droge nga drejtësia italiane në 2015. Shkalla e dytë ka prishur vendimin në të cilin Hatija do të priste procedurat e ekstradimit në Itali me masën e sigurie detyrim paraqitje dy herë në muaj në prokurori. Apeli ka ndryshuar masën e sigurisë në arrest me burg për 43 - vjeçarin. Vendimi i formës së prerë nuk është mundur të ekzekutohet nga policia, pasi Hatija nuk është gjetur në adresën ku banon. Ai tashmë ndodhet në arrati dhe policia po punon për kapjen e tij. Gjykata e Apelit është bindur nga argumentimi i prokurorisë, e cila ka kërkuar arrestimin. Shkalla e Parë e liroi 43 - vjeçarin me argumentin se ai e kishte kryer njëherë këtë dënim, kur u arrestua në vitin 2008 në vendin tonë. Ai kreu 6 vite burg, për t'u liruar në 2014. Sipas prokurorisë italiane, në vitet 2003-2004, Hatija është arrestuar në Milano me 350 kilogramë heroinë dhe 190 kilogramë kokainë. Vlera e drogës kapte shifrën e rreth 40 milionë eurove. Tv Klan


20. Ora News - 10 ton kanabis drejt Italisë, mbeten në burg policët e doganierët

  • Duration: 81
  • Channel: tv
Ora News - 10 ton kanabis drejt Italisë, mbeten në burg policët e doganierët

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Midis 18 të arrestuarve është edhe Maliq Kadilli (në video), agjent doganor në doganën e Qafë Thanës, i prangosur dy ditë më parë si pjesë e një grupi që lejonin kalimin e sasive të mëdha të drogës nga Shqipëria ne Itali nëpërmjet Portit të Durrësit. Së bashku me 18 personat e tjerë doganierët dhe efektivët e policisë së Qafë Thanës, Tiranës e Durrësit, ai ka dalë para gjykatës së krimeve te rënda ku iu komunikua masa e sigurisë ?arrest me burg? për akuzën e kryerjes së trafikut të narkotikëve në bashkëpunim. Por Kadilli ka mohuar përfshirjen në këtë trafik duke sqaruar se kontrolli fizik i mjeteve bëhet nga dogana dhe policia dhe jo nga agjentët doganorë që kanë për detyrë të përpilojnë deklaratën sipas faturave. Ai ka sqaruar para gjykatës se kamioni i drejtuar nga maqedonasi Zoran Stanojoski ishte paraqitur në Qafë Thanë me ngarkesë material ndërtimi dhe sipas faturave tatimore Kadilli ka përpiluar më pas deklaratën doganore. Të njëjtën qëndrim kanë mbajtur edhe të arrestuarit e tjerë të cilët kanë pretenduar se nuk kanë lidhje me trafikun e lëndëve narkotike nëpërmjet portit të Durrësit. Po pavarësisht pretendimeve të tyre gjykata ka lënë në masën arrest me burg të gjithë të akuzuarit Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lejuan-kamionet-me-droge-arrest-me-burg-policeve-te-portit-te-durres/