Search your favorite song for free

1. KLD reagon me akuza - News, lajme - Vizion Plus

  • Duration: 81
  • Channel: tv
KLD reagon me akuza - News, lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Këshilli i Lartë i Drejtësisë është kundërpërgjigjur me akuza ndaj qeverise, i cili sipas tyre po tenton te vere nen kontroll sistemin e drejtësisë. Pa kthyer përgjigje per asnjë nga akuzat konkrete te Ministrit Nasip Naço, lidhur me pasuritë shume milionëshe te gjyqtareve, ky institucion është përgjigjur vetëm për detajet teknike te debatit. Ndërkohe KLD ka premtuar serish te marre masa disiplinore ndaj gjyqtareve qe shkelin ligjin, por deklaron se nuk ka ndëshkime nëse nuk ka prova. Sipas KLD-se gjithë debati lidhur me korrupsionin ne drejtësi apo pasuritë e gjyqtareve ne te vërtete fsheh qëllimin për te kontrolluar institucionet e drejtësisë. KLD shkon me tej kur deklaron se fushata e denigrimit ndaj tyre ka kohe qe ka nisur dhe për këtë sulm fajëson jo thjesht Ministrin, por gjithë qeverie.


2. Naço, akuza ndaj KLD-së për korrupsionin - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 92
  • Channel: tv
Naço, akuza ndaj KLD-së për korrupsionin - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka hedhur dyshime të forta për punën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe rolin e tij në luftën kundër korrupsionit në gjyqësor. Në komisionin e Integrimit, zoti Naço iu referua mbledhjes së fundit, ku u votua për 4 gjyqtarë, mes shumë kandidaturave. Kreu i drejtësisë tha më tej, se korrupsioni i gjyqtarëve kërkon më së shumti vullnet nga të gjitha palët për ta luftuar. Madje ai ka sjellë edhe shembuj. Ministri kërkoi reformimin jo vetëm të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por edhe të gjykatës së Lartë. Sipas Naços, jo çdo çështje duhet të shkojë në këtë institucion. Kjo do të sjellë gjykim më të shpejtë dhe do t'i japë fund situatës në këtë gjykatë ku prej shumë vitesh janë mbledhur për t'u trajtuar rreth 10 mijë dosje.


3. PD akuza qeverisë, reagon OSHEE - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 86
  • Channel: tv
PD akuza qeverisë, reagon OSHEE - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pezullimi i 54 mije faturave për qytetaret debitorë ka ngjallur debat mes Partisë Demokratike dhe OSHEE-se. Sipas Edmond Spahos ky vendim i operatorit te shpërndarjes se energjisë nuk ishte gjë tjetër veç pranim i vendimit te ERE-s. I menjëhershëm ka qene edhe reagimi i OSSHE. Drejtori i këtij institucioni Ardian Çela tha se e gjithë situata e borxhit erdhi si pasoje e gabimit te qeverise se mëparshme. Çela i kërkoi Partisë Demokratike te qëndroje larg çështjes se faturave. Drejtori i Operatorit te Shpërndarjes i beri edhe njëherë thirrje qytetareve te nxitojnë te paguajnë faturat deri ne 28 shkurt për te përfituar nga skema lehtësuese e qeverise.


4. Kie: KLD, zgjedhje me shumicë të cilësuar - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 91
  • Channel: tv
Kie: KLD, zgjedhje me shumicë të cilësuar - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Niveli i lartë i korrupsionit në sistemin e drejtësisë vjen për shkak se ai nuk ka pavarësi nga politika. Ky është konkluzioni i komisionerit për të drejtat e njeriut i Këshillit të Evropës Nils Mui?nieks. Në raportin e përpiluar pas vizitës katër ditore në Shqipëri, thuhet se me depolitizim kupton mënyrën e zgjedhjes së përfaqësuesit të Gjykatës së Lartë: "Anëtarët e këtij këshilli duhet të votohen me shumicë të cilësuar në parlament dhe duhet të ushtrojnë një ndikim më vendimtar në emërimin, promovimin dhe procedimin disiplinor të gjyqtarëve, duke përfshirë edhe ata të Gjykatës së Lartë. Çdo ndërhyrje politike e pavend në funksionimin e gjyqësorit duhet të shmanget. Kjo nënkupton edhe heqjen e përfshirjes së Ministrit të Drejtësisë në procedimet disiplinore të gjyqtarëve." Komisioneri rekomandon hetimin dhe dënimin e zyrtareve në të gjitha nivelet, ndërsa thekson nevojën për hetimin e procesit të "21 Janarit"."Autoritetet duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për t'u siguruar që të gjitha rastet e korrupsionit në gjyqësor të hetohen në mënyrë efektive dhe të ndiqen penalisht. Jam shumë i shqetësuar nga rritja e numrit të rasteve të keqtrajtimit të regjistruara, duke përfshirë torturën. Është e nevojshme që të gjitha këto raste, së bashku me aktet e raportuara të paligjshme të kryera nga ana e zyrtarëve të zbatimit të ligjit gjatë dhe pas ngjarjet e 21 janarit 2011, të hetohen urgjentisht me qëllim nxjerrjen e përgjegjësve para drejtësisë. Që procesi të jetë i besueshëm dhe të ndihmojë në restaurimin e besimit të publikut ndaj shtetit dhe institucioneve të tij, është e rëndësishme të vendosen dënime të përshtatshme parandaluese për çdo zyrtar të zbatimit të ligjit të përfshirë në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut".


5. Akuza për lidhje me krimin - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 140
  • Channel: tv
Akuza për lidhje me krimin - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama ka qene i vetmi përfaqësues i qeverise qe ka vendosur te reagoje ndaj akuzave te opozitës per lidhjet e qeverise me Klement Balilin, i dyshuar si i përfshirë në trafikun e drogës me Greqinë. Ndërsa ministri Saimir Tahiri i akuzuari i opozitës ka vendosur te heshte, Edi Rama ka zgjedhur rrugën e përballjes ne Parlament. Por sqarimi vetëm sa i ka shërbyer opozitës t?i vendose nje epitet te ri liderit te mazhorances. Berisha ka artikuluar akuza te forta ndaj qeverise për lidhje me krimin. Por Rama e Berisha jane përplasur edhe per një çështje tjetër, qe është kthyer ne kryefjalën e çdo debati parlamentar, reformën ne drejtësi. Nderkaq ish-kryeministri Berisha ka denoncuar protestën e kryebashkiakut Erion Veliaj nje dite me pare përpara gjykatës, duke i bere thirrje PD te nise procedurat per shkarkimin e tij. - See more at: http://vizionplus.al/akuza-per-lidhje-me-krimin/#sthash.B2U1BiW4.dpuf


6. "Imuniteti", akuza mes PD-PS - Vizion Plus - News - Lajme

  • Duration: 277
  • Channel: tv

Kuvendi ka nisur paraditen e kësaj te hëne seancën e posaçme për te votuar draftin e ndryshimeve kushtetuese për heqjen e imunitetit. Sipas opozitës, e cila ishte e pranishme ne sallën e Kuvendit, 6 gushti është një date e përcaktuar ne mënyrë arbitrare nga shumica. Sekretari për Çështjet Ligjore ne PS, Fatmir Xhafaj, qe e mori fjalën i pari, këmbënguli se votimi duhet te kryhet ne shtator, se bashku me një pakete tjetër ndryshimesh kushtetuese qe lidhen me reformën ne drejtësi. Por kryeministri dhe lideri i mazhorances Sali Berisha tha se me këtë qëndrim Partia Socialiste po tenton te bllokoje për vitin e trete radhazi statusin kandidat te Shqipërisë. Sipas Berishës, deputetet milionere te opozitës po përdorin imunitetin për transporte te dyshimta ne dogana. Me këtë rast ai replikoi konkretisht me deputetin Saimir Tahiri. E menjëhershme replika e zotit Tahiri, qe përmendi ne fjalën e tij një sere skandalesh korrupsioni te qeverise, te denoncuara nga opozita. Seanca plenare po vijon aktualisht me fjalën e deputeteve te tjerë nga mazhoranca dhe opozita. Parliament has launched this morning a special session Monday to vote the draft constitutional changes to remove the immunity. According to the opposition, which was present in the Assembly Hall, 6 August is a date set arbitrarily by the majority. Secretary for Legal Affairs in the PS, Fatmir Xhafaj, who took the floor first, insisted that the vote should take place in September, along with another package of constitutional amendments related to judicial reform. But Prime Minister and leader of the majority Sali Berisha said that this attitude Socialist Party is trying to block the third consecutive year of candidate status to Albania. According to Berisha, opposition MPs are millionaires use to transport the suspect immunity in customs. On this occasion he replied specifically to the deputy Saimir Tahiri. The immediate reply of Mr. Tahiri, who mentioned in his speech a series of corruption scandals the government, denounced by the opposition. Plenary sessions are currently following the word of deputies from the ruling majority and opposition.


7. Rama - Berisha, akuza për lidhjet me të shkuarën komuniste - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 145
  • Channel: tv
Rama - Berisha, akuza për lidhjet me të shkuarën komuniste - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama dhe paraardhësi i tij Sali Berisha janë përballur sot nga foltorja e Kuvendit. "20 shkurti" ka qene kryefjala e replikave mes tyre, ndërkohë që kanë akuzuar njeri-tjetrin për lidhjet e shkuara me komunizmin. Por kreu i qeverisë, ndërsa ka komentuar protestën ka rikthyer në vëmendje dhe kohën kur protestonte Partia Socialiste, që kulmoi me 4 viktimat e 21 janarit. Edhe gjatë seancës së kësaj të enjteje, debati u përqendrua mes dy liderëve politikë Rama dhe Berisha.


8. Kuvendi, akuza e tension mes deputetëve - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 156
  • Channel: tv
Kuvendi, akuza e tension mes deputetëve - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kuvendi, akuza e tension mes deputetëve


9. Fushata në Maqedoni nis direkt me akuza - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 80
  • Channel: tv
Fushata në Maqedoni nis direkt me akuza - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në një kohë kur kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i ka bërë thirrje shqiptarëve të mos votojnë një president të njëanshëm, homologu i tij në PDSH, Menduh Thaçi nga Çairi i Shkupit ka bërë thirrje shqiptarëve që të mbështesin kandidatin e PDSH-së, Iljaz Halimi.  Në hapje të fushatës, Thaçi tha se Ahmeti ka si mision të vetëm rrëzimin e tij. "Mbështetësit e BDI-së nuk janë armiqtë tanë, por shqiptare si ne. Ahmeti merret me politikë sepse është vetëm kundër Menduh Thaçit dhe PDSH-së. Ndërsa ne nuk jemi krijuar për të rrëzuar BDI-në", tha Thaçi.


10. Vrasja e të burgosurit shqiptar, reagon familja - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 115
  • Channel: news
Vrasja e të burgosurit shqiptar, reagon familja - News, Lajme - Vizion Plus

Vrasja e të burgosurit shqiptar, reagon familja - News, Lajme - Vizion Plus


11. “KLD” sërish në Kushtetuese - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 104
  • Channel: tv
“KLD” sërish në Kushtetuese - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Edhe pse Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë shoqatës kombëtare te gjyqtarëve për funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë deri në ngritjen e organeve të reja të Vettingut, si KLGJ e KLP, përsëri ka vend për interpretim. Në një intervistë për Vizion Plus, gjyqtari Erjon Bani, thotë se nuk është e qartë nëse Këshilli i Lartë emëron apo shkarkon gjyqtarë dhe për këtë arsye, do t?i drejtohet sërish kushtetueses për të sqaruar vendimin e fundit. Bani e cilëson piruet transitore shtyrjen pafundësisht të ngritjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë. Me herët Gjykata Kushtetuese rrezoi kërkesën e dy shoqatave të gjyqtarëve, te cilat kishin paditur në kushtetuese ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.


12. KLD kalon në kolaps - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 117
  • Channel: tv
KLD kalon në kolaps - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Qe nga dita e marte, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka kaluar në kolaps të plotë. Ky organ kushtetues nuk mund të emërojë gjyqtaret e po ashtu edhe kryetare të trupave gjyqësore. Shkak është bere heqja e kompetencave te këshillit, pas nisjes se procedurave per ngritjen e Këshillit te Larte gjyqësor. Vete KLD e kontaktuar nga Vizion Plus pranon bllokimin institucional, duke e quajtur situatën te paprecedent. Gjyqtari Erjon Bani, sqaron per Vizion Plus, se pse KLD ka humbur kompetencat. Por, cfare do të ndodhë nëse një kryetar gjykate, ndahet nga jeta ose zbulohet me shkelje të etikës profesionale? Ne 16 janar u mbyllën aplikimet për kandidatët që do të garojnë per t?u bere pjese e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Gjyqësorit. Afati për emërimin e tyre në detyre do të jetë java e dytë e prillit por, pas shtyrjet e ligjit për vetting-un, pritet te reflektohen edhe për KLGJ dhe KLP.


13. Naço akuzon KLD-ne: E paafte! - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 157
  • Channel: tv
Naço akuzon KLD-ne: E paafte! - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ndersa kritikat ndaj sistemit te drejtesise sa vijne e shtohen, Ministri i Drejtësisë Nasip Naco nuk i kursen akuzat ndaj Këshillit të lartë të Drejtësisë. Në nje intervistë dhënë për Vizion Plus, ai e quan KLD një institucion jo eficent, që nuk po kryen asnjë nga detyrat qe i ngarkon kushtetuta. Naço thote se nga 15 kerkesa qe i jane drejtuar drejtuar KLD-se per shkarkim te gjyqtareve vetem nje eshte pranuar, ndonëse shkeljet kane qene flagrante sic ishte ajo e gjyqtarit te Kavajes Osman Aliu, i cili vazhdon te jete ende ne detyre. Kreu i Drejtesise kërkon zbatimin e ligjit antimafia per te gjithe zyrtaret qe kane pasuri te pajustifikuara. Ndersa ne lidhje me vendimin e gjykates kushtetuese, e cila rrezoi ngritjen e Byrose Kombetare te Hetimit, kreu i Drejtesise thote se ndan mendim te kundërt me kete gjykate pasi ajo nuk dublonte KLD-ne. Por ministri nënvizon se kushtetuesja është pjesë e instituconeve qe do ti nënshtrohen reformës në drejtësi, së bashku me shkallët e tjera të gjyqësorit dhe prokurorinë.


14. Shkarkimi i anëtarëve të KLD-së - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 128
  • Channel: tv
Shkarkimi i anëtarëve të KLD-së - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kërkesa e 39 deputetëve të maxhorancës për shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë tashmë do të shqyrtohet nga një Komision i Posaçëm Hetimor. Propozim ky i ngritur dhe miratuar nga Komisioni i Ligjeve në mbledhjen e fundit. Duke folur në emër të deputeteve të mazhorancës, deputetët Taulant Balla dhe Alfred Peza shprehën bindjen se anëtarët e KLD me veprimin apo mosveprimin e tyre kanë shkelur në mënyrë flagrante ligjin.Por, gjatë raportimit në komisionin e Ligjeve nënkryetari i KLD-së Elvis Çefa i ka konsideruar akuzat si sulme personale.Edhe anteri i propozuar për shkarkim Lulzim Lelçaj i ka konsideruar të pavërteta pretendimet e mazhorancës për shkelje të ligjit. Të dy anëtarët e KLD-së u shprehën pro propozimit të Komisionit të Ligjeve, për ngritjen e Komisionit Hetimor, që sipas tyre do të zbardhë përfundimisht të gjitha akuzat. Komisioni hetimor do të ketë 9 anëtarë, nga të cilët 5 të mazhorancës dhe 4 të opozitës. Ai pritet t?i kalojë për miratim Kuvendit ditën e enjte.


15. Diskutime për KLD, gjyqësorin e prokurorinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 130
  • Channel: tv
Diskutime për KLD, gjyqësorin e prokurorinë - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Reformimi i Këshillit te Larte te Drejtësisë, konferencës gjyqësore si dhe prokurorisë e këshillit te prokurorisë, u diskutuan nga ekspertet ne panelin e dyte te tryezës per reformën ne drejtësi. Zëvendësministri i drejtësisë Arben Isaraj i quajti nevoje imediate ndryshimet qe duhet te përfshijnë këto institucione. Ai u ndal ne ligjin e KLD-se dhe këshillit te prokurorisë te cilet sipas tij do te kerkojne ndërhyrjen ne kushtetute. Sipas Isarajt per keto ndryshime janë duke u diskutuar dy variante.Pro ndryshimeve janë shprehur edhe përfaqësuesit e presidencës dhe opozitës, por sipas tyre ato duhet te garantojnë pavarësinë e institucioneve. Ne diskutime ishin te pranishëm dhe eksperte ndërkombëtare nga Komisioni i Venecias dhe Euralius.


16. Mazhoranca pro Çefes ne KLD - Vizion Plus - News - Lajme

  • Duration: 149
  • Channel: tv
Mazhoranca pro Çefes ne KLD - Vizion Plus - News - Lajme

Opozita depozitoi kandidatin e saj për vendin e lënë bosh ne KLD, pas largimit te nënkryetarit Kreshnik Spahiu. 30 deputete socialiste mbështeten me firma juristin Ardian Visha, ish-zyrtar i larte ne Prokurorinë e Përgjithshme. Nënkryetari i Komisionit te Ligjeve, Fatmir Xhafaj, kërkoi para seancës dëgjimore me kandidatin e ofruar nga demokratet, shtyrjen për një dite tjetër, si dhe plotësimin e dosjes se kandidatit Çefa. Por qëndrimi i demokrateve ishte kundër propozimit te opozitës me deklarata e me pas me vote. Seanca e gjate dëgjimore me kryetarin aktual te Agjencisë se Kthimit te Pronave, u shoqërua me votën kundër te opozitës, me argumentet se Çefa jo vetëm nuk ishte jurist i shquar, por ishte i varur politikisht. Ne seancën e radhës do te dëgjohet kandidati i ofruar nga socialistet, Ardian Visha, qe pas largimit nga Prokuroria e Përgjithshme ka patur angazhime si avokat, edhe i emrave te njohur te politikes. The opposition filed its candidate for the place left empty in the HCJ, after the deputy Kreshnik Spahiu. 30 MPs supported socialist lawyer firm Ardian Visha, former senior official in the Prosecutor General's Office. Law Commission deputy Fatmir Xhafaj, requested a hearing before the candidates offered by the Democrats, pushing for another day, and completion of the file that CEFA candidate. But the attitude of Democrats opposed the proposal of the opposition to the statement after the vote. Session during the hearing with the Agency's current chairman restitution, was accompanied by a vote against the opposition, the arguments that CEFA was not only eminent lawyer, but was politically dependent. In the next session will be provided by the candidate heard socialists, Ardian Visha, who after leaving the Prosecutor General's Office has had engagements as a lawyer, well known names in politics.


17. Rozenberg: KLD-ja mban gjallë korrupsionin - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 97
  • Channel: tv
Rozenberg: KLD-ja mban gjallë korrupsionin  - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV "Gjyqtarët janë të paprekshëm", - me këtë titull eksperti i Britanisë së Madhe për Çështjet Juridike, Joshua Rozenberg, përmbledh situatën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, e që sipas tij ka nevojë urgjente për ndryshim. Në punimin që është publikuara në gazetën ligjore të Britanisë së Madhe, Rozenberg thekson se problemi më i madh në vend lidhet me Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Sipas Rozenberg është ky këshill, që mban gjalle korrupsionin.


18. Nishani: “KLD” në Kushtetuese - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 127
  • Channel: tv
Nishani: “KLD” në Kushtetuese - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Thellohet konflikti mes presidencës dhe qeverise. Kreu i shtetit Bujar Nishani i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, per ndryshimet ne ligjin per Këshillin e Larte te Drejtësisë. Sipas Presidentit, amendimet e miratuara nga mazhoranca e majte ne daten 1 shtator jane te papajtueshme me kushtetutën, ndaj neni 7 duhet shfuqizuar dhe gjithe ligji duhet pezulluar deri ne nje vendim përfundimtar. Ne kërkesën zyrtare, nënvizohet se neni 7 i kufizon kompetencën Presidentit, cilësinë e Kryetarit të KLD, për të propozuar si Zëvendëskryetar cilindo nga anëtarët e këtij Këshilli dhe i heq të drejtën që i ka dhënë Kushtetuta anëtarëve nga radhët e gjyqsorit për t?u propozuar si Zëvendëskryetar i KLD-së. Kjo e drejte, me ligjin e ri, i takon vete KLD qe te zgjedhe nenkryetar me propozim te kreut te shtetit vetem nje nga anëtaret qe vijne nga Kuvendi. Per Nishanin, ky amendim cenon rende pavarësinë e gjyqësorit. ?Fakti, që ka një përpjekje të menjëhershme të mazhorancës në Parlament për të shkarkuar dy anëtarë të KLD-së të zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë dhe për t?I zëvëndësuar nga të tjerë, por të zgjedhur nga mazhoranca qeverisëse, është e qartë që jemi para një cënimi nga ndërhyrja e mazhorancës parlamentare në përbërjen e KLD-së dhe më tej, në orientimin që medoemos Zëvëndëskryetari I KLD-së të jetë i zgjedhur pikërisht nga tre anëtarët që do të zgjidhen nga kjo mazhornacë parlamentare, duke i kufizuar kompetencat e Kryetarit të Shtetit, duke i hequr të drejtat e ligjshme gjyqtarëve, anëtarë të KLD-së dhe duke vënë nën presion politik organin e krijuar, për të mundësuar ruajtjen e pavarsisë së gjyqsorit dhe mundësuar eficiensën e funksionimit të drejtësisë?. Nishani i sugjeron gjykates kushtetuese qe ti drejtohet Komisionit te Venecias per te marre nje opinion me te specializuar per kete çështje. Ankimi i Presidentit ne Gjykatën Kushtetuese vjen vetem dy dite pasi nje grup deputetesh firmosen kërkesën per shkarkimin e nënkryetarit aktual te KLD Elvis Çefa dhe anëtarit Lulzim Lelçaj. Me heret Nishani e ktheu ligjinn ne Kuvend, por ai miratuar serish pa asnjë ndryshim nga mazhoranca.


19. Hetim anëtarëve të KLD-së - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 80
  • Channel: tv
Hetim anëtarëve të KLD-së - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komisioni hetimor për 2 anëtaret e Këshillit te Larte te drejtësisë do te kete ne fokus jo vetëm 10 shkeljet e konstatuara ne kërkesën e 39 deputeteve te maxhorances por do te kontrolloje e verifikoje edhe pasurinë e Elvis Çefes e Lulzim Lelçajt si dhe lidhjet familjare brenda këshillit. Kërkesa per zgjerimin e hetimit ka ardhur nga Spartak Braho sipas te cilit objekt i komisionit duhet te jene edhe këto dy fusha. Ndërkaq, ne kete mbledhje te pare kryetari i komisionit Armando Subashi apeloi qe deputetet demokrate te bëhen pjese e hetimit. Ky është komisioni i dytë hetimor që ngrihet për të shkarkuar nje nënkryetar KLD-je. Precedenti daton ne vitin 2012 kur e djathta nisi hetim parlamentar me qellim shkarkimin e Kreshnik Spahiut. Por asokohe komisioni nuk arriti asnjë konkluzion sepse vetë Spahiu dha dorëheqjen nga posti.


20. "Të merren masa ndaj KLD" - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 118
  • Channel: tv

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mbledhja e se hënës dhe vendimi për Gjin Gjonin ka rreshtuar mazhorancen ne bllok kundër Këshillit te Larte te Drejtësisë. Duke e cilësuar te papranueshëm sjelljen e anëtareve te KLD, anëtari Socialist i Komisionit te Ligjeve Armando Subashi i kujton 3 anëtareve te zgjedhur nga parlamenti ne këtë institucion se janë atje për te zbatuar ligjin dhe për te mbrojtur interesat e qytetareve. Subashi thekson se ne situatën ku ndodhet qeverisja e gjyqësorit nuk përjashtohet marrja e iniciativës per shkarkimin e anëtareve te KLD. Kundër Këshillit te Larte te Drejtësisë ka dale edhe ministri qe mbulon çështjet e korrupsionit, Bledi Çuçi i cili ka mbështetur kërkesën e kolegut te tij Naço për masa ndaj anëtareve te KLD. "Dje, në Shqipërinë tashmë kandidate për në BE dhe ndërkohë që e gjithë shoqëria e partnerët ndërkombëtarë presin me padurim rezultate konkrete në përmirësime rrënjësore në sistemin e drejtësisë, përpjekja e Ministrit të Drejtësisë për të luftuar korrupsionin ka marrë shuplakën e radhës nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Në të njëjtën kohë, Qeveria shqiptare i bashkohet thirrjeve të Ministrit Nasip Naço drejtuar Parlamentit shqiptar dhe deputetëve për të marrë një vendim se çfarë ata do të bëjnë me përfaqësuesit e tyre në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, në kushtet e vendimmarrjes së paprecedentë që ndodhi dje në mbledhjen e radhës së KLD-së" -- ka thëne Bledi Çuçi. Tashme ne parlament ndodhet një draft me ndryshime ne ligjin për KLD; por mazhoranca prej kohesh nuk e ka fshehur qëllimin per te ndërhyre ne kushtetute e për te ndryshuar ne themel mënyrën si ngrihet dhe funksionon qeveria e gjyqësorit.