Search your favorite song for free

1. Presidenti Nishani fal Nazime Vishën - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 50
  • Channel: tv
Presidenti Nishani fal Nazime Vishën - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 3 vjet pas arrestimit, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka falur Nazime Vishën, vajzën e dënuar me 10 vjet burg për vrasjen e Fiqiri Muçës , personit që e kishte dhunuar seksualisht që në moshën 14-vjeçare. Dekreti i Nishanit vjen pas kërkesës së Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani më datë 22 shkurt. Më 8 maj 2013, Nazime Visha u dënua për ?vrasje me paramendim? dhe ?prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake?. Sipas Presidentit Nishani deri tani, Visha kishte kryer më shumë se 1/3 e dënimit. Në dekretin e bërë publik në faqen zyrtare të presidencës, kreu i shtetit sqaron se falja është një akt human i jashtëzakonshëm mëshire, dhe jepet në rastet kur nuk ekzistojnë kriteret ndaluese, e kur dënimi i vuajtur ka arritur qëllimin edukues dhe riintegrues.


2. Presidenti Nishani fal Nazime Vishën - Top Channel Albania - News - Lajme

  • Duration: 80
  • Channel: tv
Presidenti Nishani fal Nazime Vishën - Top Channel Albania - News - Lajme

Pas shumë debatesh publike, thirrjesh dhe peticionesh të firmosura nga intelektual të vendit, Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar mëngjesin e së premtes amnistinë për Nazime Vishën, pas kërkesës së ardhur nga Ministria e Drejtësisë.


3. E dekreton Nishani - Presidenti fal Nazime Vishën. Nga sot ajo është e lirë: Do filloj shkollën

  • Duration: 25
  • Channel: tv
E dekreton Nishani - Presidenti fal Nazime Vishën. Nga sot ajo është e lirë: Do filloj shkollën

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Në orën 13: 15 minuta, Nazime Visha lë burgun. Disa orë pasi Presidenti Bujar Nishani firmosi dekretin për faljen e pjesës së mbetur të dënimit Nazime Vishës. Vajza e cila u dënua me 10 vjet burg për vrasjen e dhunuesit të saj,Fiqiret Muça kishte kryer më shumë se 1/3 e dënimit të dhënë dhe i kishin mbetur edhe 3 vite e 9 muaj burg për të vuajtur Dekret mban Nr. 9488, datë 25 mars 2016 ?Për Falje Dënimi? Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/falet-nazime-visha/


4. Prokuroria refuzon amnistinë për Nazime Vishën - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 63
  • Channel: tv
Prokuroria refuzon amnistinë për Nazime Vishën - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Prokuroria i kërkoi trupit gjykues që t?i refuzohet kërkesa për amnisti Nazime Vishës. Organi i akuzës ka rrezuar pretendimin e 22-vjeçares, me argumentin se nuk plotëson kriteret, pasi i ka mbetur më shumë se 3 vite nga dënimi i saj. Vetë e pandehura, nuk reagoi ndërsa, gjyqtari Sokol Tona, theksoi se Visha do të flasë për t?u mbrojtur më datën 29 mars. Afro dy jave me pare, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i dërgoi Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, propozimin për faljen e të dënuarës, pasi kriteret ligjore për këtë rast ishin përmbushur. Në vitin 2013, Nazime Visha u dënua me 10 vite burg për vrasje me dashje te Fiqiri Muçës, me te cilin kishte pasur lidhje intime.


5. Burg pa afat për Nazime Vishen - Vizion Plus - News - Lajme

  • Duration: 46
  • Channel: tv
Burg pa afat për Nazime Vishen - Vizion Plus - News - Lajme

Nazime Visha, 18-vjeçarja qe vrau Fiqiri Mucen do te qëndroje ne burg pa afat. Gjykata e Tiranes ka lëne serish ne burg, 18-vjeçaren deri ne përfundimin e hetimeve, edhe pas kërkesës se palës mbrojtëse për te ndryshuar masën. Visha doli para trupit gjykues, pas përfundimit te masës se pare te arrestit, prej 30 dite burg. Visha akuzohet për vrasje me dashje te 45-vjeçarit babai i 5 fëmijëve si dhe për armëmbajtje pa leje. Vajza pretendon se e ka kryer vrasjen për vetëmbrojtje, ndërkohë qe mesazhet e zbuluara ne celularin e viktimës tregojnë se mes tyre ka patur një lidhje intime. Visha pretendon se Fiqiriu e ka përdhunuar për vite me radhe dhe se kishte rrëfyer me force, çka e ka detyruar te ndërmarre vrasjen. Nazim Visha, 18-year-old that killed Fiqiri Muça will remain in jail indefinitely. Court of Tirana has left again in prison, 18-year-old until the end of the investigation, even after the defense request to amend the measure. Visha appeared before the panel, after completion of the first mass arrest of 30 days in jail. Visha accused of murder of the 45-year-old father of 5 children and for illegal possession of firearms. The girl claims to have committed the murder in self-defense, while the messages found in the victim handset show that among them there was an intimate connection. Visha claims that has Fiqiriu raped for years and that he had confessed to force, which forced him to undertake the murder.


6. Zgjedhjet në Tiranë, voton Presidenti Nishani e bashkëshortja e tij - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 75
  • Channel: tv
Zgjedhjet në Tiranë, voton Presidenti Nishani e bashkëshortja e tij - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Bujar Nishani së bashku me bashkëshorten e tij ka votuar në shkollën ?Andon Zako Çajupi?. Sipas Nishanit, janë shqiptarët ata që e kanë në dorë funksionimin e demokracisë, ndërsa ka bërë thirrje që të dalin dhe të votojnë të gjithë. ?Unë besoj që nëse shqiptarët vendosin që demokracia të funksionojë ajo funksionon, demokracia nuk mund të funksionojë pa vullnetin dhe angazhimin e tyre. Duke qenë që edhe sot është një ditë e shenjtë, uroj që e nesërmja të jetë më e mirë për të gjithë shqiptarët. Presidenti është i shkëputur nga infrastruktura e procesit zgjedhor, por ajo që dëshiroj është që të jetë një ditë e qetë, që shqiptarët të votojnë të pashqetësuar, të pakërcënuar dhe besoj se kjo është më e drejta për të gjithë ne?, kanë qenë këto disa nga fjalët që ka thënë Presidenti Nishani pasi doli nga qendra e votimit, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Odeta Nishani.


7. Ndryshimet kushtetuese tek presidenti Nishani - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 87
  • Channel: tv
Ndryshimet kushtetuese tek presidenti Nishani - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mëngjesin e së hënës ka mbërritur në selinë e Presidencës ligji i ndryshimeve kushtetuese, i miratuar me shumicë absolute të votave, në seancën plenare të 21 korrikut. Moment i cilësuar si historik i parlamentarizmit shqiptar. Burime zyrtare nga Kuvendi i Shqipërisë thanë për Vizion Plus, se e gjithë procedura e redaktimit të ndryshimeve që iu bënë ligjit themeltar të vendit, përfundoi mbrëmjen e së premtes së kaluar, e menjëherë pas këtij momenti ligji u nënshkrua nga kreu i Parlamentit Ilir Meta. Duke marrë në konsideratë se e shtuna dhe e diela ishin ditë pushimi, Kuvendi i dërgoi Presidentit ligjin që parashikon një rishikim thelbësor të Kushtetutës, mëngjesin e së hënës. Në Kushtetutë, parashikohen qartë afatet kohore, që kreu i shtetit ka në dispozicion për të dekretuar ose jo një ligj të miratuar nga vota e ligjvënësit. Në nenin 84, theksohet se Presidenti i Republikës shpall ligjin e miratuar brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij. Kushtetuta bën të qartë se ligji quhet i shpallur, në qoftë se Presidenti i Republikës nuk e kthen ligjin për rishqyrtim në Kuvend. Ndërkohë, që pas kalimit të këtyre procedurave, ligji hyn në fuqi me kalimin e jo më pak se 15 ditëve nga botimi i tij në Fletoren Zyrtare. Duke marrë në konsideratë se votimi i ndryshimeve kushtetuese, në funksion të reformës në sistemin e drejtësisë shqiptare, u miratua me votat 140 deputetëve, por edhe mbështetjen që kjo reformë pati nga partnerët ndërkombëtarë, nuk pritet asnjë surprizë për dekretimin nga ana e Presidentit të këtyre ndryshimeve kushtetuese.


8. Presidenti Nishani uron fëmijët për festa - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 86
  • Channel: tv
Presidenti Nishani uron fëmijët për festa - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Nishani ka zgjedhur të urojë në rezidencën e tij fëmijët për këtë fundvit. Fëmijët e Shtëpisë së Foshnjës dhe ato të pavionit onkologjik që vuajnë nga sëmundje të gjakut kane pasur një ditë të veçante në ambientet e rezidencës Nishani. Sara Gjoni është vajza 8-vjeçare që, vuan nga leucemia duke i kaluar ditët e saj në spital, dhe e kufizuar për të pritur ditët e fundvitit me harenë që i karakterizon fëmijët kur bëhet fjalë për entuziazmin që këto ditë festash sjellin. Ne fjalën e mbajtur Zonja Nishani bëri thirrje për më shume përkujdesje për këto target grupe, e për me shume ngrohtësi në këto dite të fund dhjetorit. Duke uruar gjithashtu të gjithë fëmijët e tjerë për Vitin e Ri. Në kuadër të festave të fundvitit vetëm disa ditë më parë u organizua edhe një mbrëmje bamirësie për këto fëmije, për t'u sensibilizuar e për t'i dhuruar më shume ngrohtësi këtyre.


9. Presidenti Nishani takime në Gjermani - Vizion Plus - News - Lajme

  • Duration: 63
  • Channel: tv
Presidenti Nishani takime në Gjermani - Vizion Plus - News - Lajme

Për Gjermaninë, një nga vendet kryesore të BE-së, nuk mjafton vetëm objektivi për zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme në Shqipëri, por duhen bindur edhe pjesëmarrësit në to, për një proces të pakontestueshëm. Mesazhi është dhënë nga kryetari i Parlamentit gjerman, Norbert Lamert, gjatë një takimi në Berlin me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani. Kreu i shtetit zhvilloi një vizitë zyrtarë në Gjermani. Lamert u ndal edhe tek investimet e huaja në vendin tonë. Sipas kryeparlamentarit gjerman, niveli i lartë i korrupsionit është pengesë në këtë fushë dhe se vetëm luftimi me vendosmëri i tij, mund të ndryshojë tablonë. Pengesë tjetër për këto investime, sipas Lamert, është edhe paqëndrueshmëria politike. Në takimin e Nishanit me homologun e tij gjerman, Joakim Gauk, temë kryesore e bisedës ishte perspektiva europiane e Shqipërisë. Gjatë qëndrimit në Berlin, Nishani u takua edhe me përfaqësues të biznesit gjerman dhe të Shoqatës Ekonomike Shqipëri-Gjermani. Presidenti shqiptar bëri thirrje për më tepër investime gjermane në Shqipëri, duke theksuar edhe rëndësinë e tyre për zhvillimin e vendit. For Germany, one of the leading countries of the EU, is not sufficient for developing objective and fair elections in Albania, but also to convince the participants in them, for an uncontested process. The message was given by the President of the Bundestag, Norbert Lammert, during a meeting in Berlin with President of Albania, Bujar Nishani. The head of state officials paid a visit to Germany. Lammert focused on foreign investment in our country. According to German speaker, the high level of corruption is an obstacle in this area and that only his fight with determination, can change the picture. Another drawback to these investments, by Lammert, is political instability. In Nishani meeting with his German counterpart, Joachim Gauke, the main topic of conversation was Albania's European perspective. During his stay in Berlin, Nishani met with representatives of German business and Albania-Germany Economic Association. Albanian President called for more German investment in Bangladesh, emphasizing their importance for the development of the country.


10. Presidenti Nishani me konstitucionalistët - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 71
  • Channel: tv
Presidenti Nishani me konstitucionalistët - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka nisur një takim konsultues me konstitucionalistë dhe ekspertë ligjorë, lidhur me ngërçin që ai ka evidentuar mbi përbërjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Javën e kaluar kreu i shtetit bëri me dije se do të organizonte një takim këshillues, me qëllim gjetjen e një rrugëzgjidhjeje sa i takon detyrimit të tij për emërimet në këtë institucion të rëndësishëm të ngrehinës së drejtësisë shqiptare. Sipas përcaktimeve të Kushtetutës së re, që hyn në fuqi më 11 gusht, Presidenti i Republikës do të duhet që brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit themeltar, të bëjë përzgjedhjeve e anëtarëve të Këshillit, përmes shortit. Por mungesa e një ligji, ku do të përcaktohen kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët, sipas kreut të shtetit e bën të pamundur nisjen e procedurave përkatëse.


11. Presidenti Nishani uron komandot - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 55
  • Channel: tv
Presidenti Nishani uron komandot  - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Nishani uron komandot .


12. Presidenti Nishani dekreton qeverinë e re - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 101
  • Channel: tv
Presidenti Nishani dekreton qeverinë e re  - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekretuar ministrat e qeverise se re, nje dite pas dorëzimit te listes se kabinetit nga ana e kryeministrit te mandatuar Edi Rama. Ndersa eshte mbyllur procedura e dekretimit te qeverise, krerët e grupeve parlamentare kane arritur konsensus edhe per mënyrën e prezantimit dhe miratimit te programit qeverisës duke shtyre seancën ne orën 18:00 te pasdites. Kjo shtyrje i dha fund situatës se tensionuar mes maxhorances dhe opozitës, pasi sot do te jete vetëm prezantimi i programit nga kryeministri i mandatuar Edi Rama, ndërkohë qe ditën e shtune do te vijojnë diskutimet rreth tij. Pas mbledhjes me deputetet demokrate dhe aleatet, kryetari Lulzim Basha kërkoi qe maxhoranca te depozitoje ne përputhje me Kushtetutën programin, pasi ligji themeltar i shtetit parashikon paraqitjen e programit ne nje kohe me përbërjen e kabinetit, duke e cilësuar anti-ligjor depozitimin e programit një dite para dekretimit te ministrave. "Uroj që vendosja e procesit në binarët kushtetues të nisë një orë e më parë, duke filluar me depozitimin kushtetues të programit të qeverisë, çka nuk ka ndodhur akoma. Mazhoranca duhet ta kuptojë se përgjegjësitë e saj sot janë përtej një shfaqjeje mediatike, këto janë përgjegjësi kushtetuese dhe duhet të ushtrohen në mënyrë kushtetuese. Presim që programi të na vihet në dispozicion në mënyrë kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë", tha zoti Basha Partia Demokratike pritet te kërkojë ne seancën e stome te drejtën e fjalës pas prezantimit te programit; ndërkohë qe te shtunën te 57 deputetet e opozitës do te diskutojnë rreth vizionit te qeverise Rama për Shqipërinë e 4 viteve te ardhshme.


13. Presidenti Nishani në Kapital - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 161
  • Channel: tv
Presidenti Nishani në Kapital - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i Republikës Bujar Nishani bashke me dënimin e akteve terroriste qe tronditen Francën përgjatë ditëve te fundit, ka garantuar qytetaret shqiptare se te gjitha institucionet e vendit janë ne gatishmëri per te përballuar situata te ngjashme edhe ne vendin tone. Gjate nje interviste ne emisionin ?Kapital? me gazetarin Aleksandër Furrxhi, kreu i shtetit ka pranuar se rreziku nga terrorizmi është prezent edhe ne Shqipëri. Ndërkohë qe ne lidhje me zhvillimet ne vend, presidenti Nishani ka sqaruar arsyet qe e shtynë te ktheje per rishqyrtim ligjin per Gjykatën e Larte. Për here te pare kreu i shtetit ka zbardhur edhe prapaskenat e ndryshimeve te realizuar ne këtë ligj dhe premtimin e përmbajtur te kryeministrit Edi Rama. Presidenti nuk e ka fshehur klimën e acaruar ne marrëdhëniet me maxhorancen, por ka pasur nje moment gjate vitit 2014 kur shumica dhe kreu i shtetit kane gjetur gjuhen e kompromisit. Ne konferencën e fundit për vitin 2014 kryeministri Edi Rama deklaroi se maxhoranca do ta votoje Gent Sejkon si Guvernator te Bankës se Shqipërisë, duke shënuar kështu te parin kompromis te rëndësishëm qe shumica arrin me Presidentin e Republikës.


14. Presidenti Nishani takon homologun e tij Gjerman - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 46
  • Channel: tv
Presidenti Nishani takon homologun e tij Gjerman - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shqipëria ka marrë masa për frenimin dhe riatdhesimin e azilkërkuesve në Gjermani. Deklarata është bërë nga presidenti Bujar Nishani gjatë takimit me homologun e tij glauk. Kreu i shtetit thekson se bashkë me qeverinë po punohet për riintegrimin e shtetasve shqiptar dhe në të njëtjën kohë janë marrë masat për frenimin e këtij fenomeni, që muajt e fundit ka qenë në rritje. Një temë tjetër diskutimi mes dy homologëve kanë qenë dhe progresi i reformave nga pala shqiptare. Presidenti Nishani vuri theksin te reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të oerganizuar. Ndërkohë nga ana e tij Presidenti Glauk evidentoi edhe një herë mbështetjen e Berlinit zyrtar për reformat e ndërmarra. Ai tha se Gjermania mbështet progresin e shqipërisë në procesin e integrimit për në BE.


15. Presidenti Nishani në një mëngjes ndryshe në "7 pa 5" - News, Lajme - Vizion Plus

  • Duration: 88
  • Channel: tv
Presidenti Nishani në një mëngjes ndryshe në

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mazhoranca e majtë, edhe pse ka një shumicë të cilësuar në parlament, nuk do të jetë e lirë të bëjë çdo lëvizje apo reformë në institucionet e pavarura. I ftuar në emisionin e mëngjesit "7 pa 5" në Vizion Plus, presidenti Bujar Nishani shmang përgjigjen e drejtpërdrejtë nëse do të firmose shkarkimin e kryeprokurorit apo të shefit të SHISH të iniciuara nga shumica e re, por thotë se do të behët bllokues i reformave që bien ndesh me marrëveshjet e gjera të arrita më herët nga palët. Presidenti Nishani, në një rrëfim larg rregullave te protokollit, konfirmoi se ka tension në marrëdhënien me të majtët në mazhorancë. Një ndër aktet e para të qeverisë Rama, ishte zëvendësimi i portretit të Presidentit në zyrat e shtetit me foton e Ismail Qemalit. Ish-zyrtari i lartë i PD, aktualisht në postin e kreut te shtetit, shmangu komentin mbi shkaqet e humbjes së thellë të demokratëve në zgjedhje, por shtoi se nuk ka vend për traumë sepse rotacioni është proces normal.


16. Report TV - Nazime Visha fiton lirinë presidenti Nishani i fal dënimin

  • Duration: 100
  • Channel: tv
Report TV - Nazime Visha fiton lirinë presidenti Nishani i fal dënimin

Teksa i kishin mbetur dhe 3 vite e 9 muaj burg, Nazime Visha ka fituar lirinë. Pjesa e mbetur e dënimit është falur nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani. Në dekretin e tij, Nishani thotë se duke u nisur nga kërkesa e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani më datë 26 shkurt 2016, dekreton faljen e pjesë së mbetur të dënimit të Nazime Vishës, e cila deri më tani kishte kryer rreth 1/3 e dënimit. Presidenti Nishani ka arsyetuar në dekretin e tij arsyet e faljes së Vishës e cila ishte dënuar me 10 vite burg për vrasjen e Fiqiri Muçës. ?Falja është një akt human i jashtëzakonshëm mëshire, dhe jepet në rastet kur nuk ekzistojnë kriteret ndaluese, e kur dënimi i vuajtur ka arritur qëllimin edukues dhe riintegrues. Tek kërkuesja vlerësova gjithashtu pendimin e thellë, sjelljen e saj si e dënuar, arsyetimin ligjor dhe propozimin e Ministrit të Drejtësisë, si dhe çdo rrethanë tjetër të veçantë që justifikon faljen,? thuhet në dekretin e faljes së Nishanit. Nazime Visha do të lërë qelinë në orën 12.00. D E K R E T PËR FALJE DËNIMI Në mbështetje të nenit 92 gërma ?b? dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të neneve 11 dhe 12, të ligjit nr. 10295, datë 1.7.2010 ?Për Faljen?, me propozim të Ministrit të Drejtësisë, D e k r e t o j Neni 1 Nazime Beqir Visha, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim nr.567, datë 08.05.2013, me 10 (dhjetë) vite burgim, për kryerjen e veprave penale ?Vrasje me paramendim?, ?Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake?, parashikuar nga nenet 78/1 e 278/2 i Kodit Penal, lënë në fuqi me vendimin nr.918, datë 18.10.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, i falet pjesa e dënimit të mbetur.


17. Presidenti Nishani ne Kosove - Vizion Plus - News - Lajme

  • Duration: 80
  • Channel: tv
Presidenti Nishani ne Kosove - Vizion Plus - News - Lajme

Një dite përpara se ti jepet fund pavarësisë se mbikëqyrur te Kosovës, dy Presidentet shqiptare, presidenti Bujar Nishani dhe presidentja Atifete Jahjaga janë takuar ne Prishtine. Gjate konferencës se përbashkët për shtyp, dy krerët e shteteve shprehen kënaqësinë për këtë vizite te pare te presidentit te ri shqiptar Nishani pikërisht ne Kosove. I pyetur për bisedimet Prishtine-Beograd, kreu i shtetit shqiptar tha se gjithnjë ka mbështetur çdo vendim te presidentes dhe qeverise se Kosovës. "Shqipëria ka mbështetur dhe do vijojë të mbështesë angazhimet e Kosovës, të parlamentit e qeverisë në kontaktet dhe bisedimet e komunikimit. Dialogu është mjeti më fikas dhe më evropian i trajtimit sot të të gjitha problemeve që mund të kenë vendet e ndryshme. E shkuara e Kosovës ka qenë e mbushur me vështirësi dhe sakrifica, por e ardhmja e gjithë Ballkanit është që të gjithë duhet të komunikojnë dhe sepse dialogu është mjeti për të fituar frymën e zhvillimit e pajtimit dhe prosperitetit". Kjo është vizita e pare e Nishanit ne Kosove si President. One day before an end to supervised independence of Kosovo, both Albanian presidents, President Bujar Nishani and President Atifete Jahjaga met in Pristina. During the joint press conference, the two leaders expressed satisfaction with this new president's first visit to Albania Nishani exactly in Kosovo. Asked about the Pristina-Belgrade talks, the head of state said he has always supported every decision of the president and the government of Kosovo. "Albania has supported and will continue to support the efforts of the Kosovo parliament and government contacts and communication talks. Dialogue is the most European fikas and today treatment of all the problems that may have different countries. The past of Kosovo has been fraught with difficulties and sacrifices, but the future of the whole of the Balkans is that everyone needs to communicate and because dialogue is the means to make the spirit of reconciliation and prosperity. "This is the first visit of Nishani in Kosovo as President.


18. Betohet Presidenti Bujar Nishani - Vizion Plus - News - Lajme

  • Duration: 246
  • Channel: tv
Betohet Presidenti Bujar Nishani - Vizion Plus - News - Lajme

Bujar Nishani është betuar si President para parlamentit gjatë një seance të posaçme që Kuvendi organizoi pasditen e te martës. Gjatë fjalës së tij presidenti Nishani i bëri thirrje mazhorancës dhe opozitës që të zgjidhin sa më shpejt çështjen e imunitetit. Nga ana tjetër duke kritikuar në mënyrë indirekte paraardhësin e tij Bamir Topi, ai premtoi se do të rikthejë besimin në sistemin e drejtësisë. Disa minuta para se të shkonte në ceremoninë e marrjes së vendit të tij në presidencë, Nishani u shpreh i sigurt se Shqipëria këtë vit do të marrë statusin e vendit kandidat, duke premtuar në të njëjtën kohë se me detyrën e tij të re do të mbështesë çdo reformë integruese të vendit. Bujar Nishani is sworn in as President before parliament during a special session of the Assembly held Tuesday afternoon. During his speech President Nishani called majority and the opposition to resolve as soon as the issue of immunity. On the other hand, indirectly criticizing his predecessor Bamir Topi, he promised to restore confidence in the justice system. A few minutes before going to the ceremony of taking the presidency of his country, Interior expressed confident that Albania this year will get the status of candidate country, promising at the same time that his new office will support any reform of the country's integration.



20. Presidenti Nishani, takim me mediat - Vizion Plus - News - Lajme

  • Duration: 143
  • Channel: tv
Presidenti Nishani, takim  me mediat - Vizion Plus - News - Lajme

Presidenti i Republikës Bujar Nishani deklaroi se kriza në KQZ duhet zgjidhur sa më shpejt dhe i kërkoi opozitës të dërgojë emrat në këtë institucion. Kreu i shtetit tha se nuk do të ndërmarrë asnjë hap si ndërmjetës mes palëve, duke iu përmbajtur rolit te tij kushtetues. "Opozita të dërgojë emrat në KQZ. Për mua, do ishte më mirë që administrata zgjedhore të drejtonte procesin, jo një KQZ e zgjedhur nga politika." Këto komente Presidenti i bërë gjatë një mëngjesi pune më drejtues të mediave në vend, në nisjen zyrtare të fushatës elektorale. Nishani apeloi për organizimin e një fushate të qetë dhe ftoi partitë ta shohin procesin si një garë, ku dikush fiton e dikush humbet. Persa i takon shpenzimeve marramendëse te partive ne fushate, ne nje vend te varfër si Shqipëria, Nishani nënvizoi nevojën e transparencës. Ndërsa dilemës nese media pasqyron apo ndonjëherë behet pjese e krijimit apo zmadhimit te problemit, aktoret e medias iu përgjigjen se jane ne rolin e tyre profesional. Presidenti u shpreh i bindur se falë reformave Shqipëria mund të arrijë të liberalizojë vizat me SHBA, një premtim i kryeministrit Berisha, por i vlerësuar si objektiv i paarritshëm edhe për shumë kohë nga opozita. President of the Republic Nishani CEC said that the crisis should be resolved as soon as possible and urged the opposition to submit names to the institution. The head of state said he would not take any step as a mediator between the parties, in keeping with its constitutional role. "Opposition to submit names to the CEC. For me, it would be better to conduct the election administration process, not a CEC selected from politics. "President made ??these comments during a working breakfast on media executives in the country, the official start of the election campaign. Mole called for organizing a peaceful and invited the parties to see the process as a competition where someone wins and someone loses. As regards expenditure on campaign heady party, in a poor country like Albania, Nishani underlined the need for transparency. While the media reflects the dilemma whether or ever be part of creating or increasing the problem of media actors that are answered in their professional role. The President expressed his belief that through Albania can achieve reforms to liberalize visas with the U.S., a promise of Prime Minister Berisha, but appreciated as well unattainable goal for many times by the opposition.